Kandidatët për kryetarë komunash, më shumë nga partitë në pushtet

    Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk e ka problem që partnerët e koalicionit të pushtetit dalin me kandidatë të veçantë në zgjedhjet lokale. Edhe pse LSDM-ja kishte paralajmëruar bashkëpunim me bllokun e pozitës, kjo nuk do të ndodhë në rrethin e parë të votimit më 17 tetor.

    Absolutisht, nuk kam për qëllim as të konfrontohem dhe as të mbajë ndonjë peshë për shkak të kësaj gjëje sepse kjo është bukuria e demokracisë. Falë lirisë, njerëzit mund të marrin guxim të dalin me kandidaturat e veta. Sigurisht, nga të gjithë të cilët nuk do ta kenë nderin të dalin në rrethin e dytë, e pres mbështetjen për kandidatët tanë sepse shumë prej tyre janë angazhuar për politikat në të cilat besojmë -deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

    Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia Liberal-Demokrate, dy partnerë të pushtetit, promovuan kandidaturën e Beni Shaqirit si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, aty ku LSDM-ja ka konfirmar rikandidimin e Petre Shilegovit. Ndërkaq në Tetovë, vetëm nga radhët e pushtetit, LSDM, BDI, BESA dhe PDSH do të garojnë katër kandidatë. Sipas VMRO-DPMNE-së, përçarja flet për pakënaqësi të brendshme të cilat pushtetit do t’i sjellin humbje. Partia opozitare ka konfirmuar kandidaturat për komunat më të mëdha, mes të cilave atë për Kumanovën, si dhe mbështetjen për kandidaten e pavarur Danella Arsovska, për Qytetin e Shkupit.

    Secilën ditë, Zaevin e lënë gjithmonë e më shumë partnerë të koalicionit dhe mbështetës. Kandidatura e fundit e Beni Shaqirit si kandidat i PLD-së dhe RDM-së është edhe një dëshmi më shumë se të gjithë ikin nga Zaevi. Prandaj si kandidatë ofron kuadro të harxhuar që e kanë dëshmuar paaftësinë e tyre ose njerëz të afërt me mafian, si në rastin e familjarit të Oliver Spasovskit për Kumanovën ose partnerit të biznesit të Vice Zaevit për Manastirin – njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

    Opozita beson se bashkëpunimi i tyre parazgjedhor VMRO DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, do të jetë i suksesshëm.

    Partitë politike kanë afat deri në 11 shtator të mbyllin kandidaturat e tyre me të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në shumë prej komunave, pritet të ketë edhe rreth të dytë më 31 tetor. Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Covid-19 është i përkohshëm, por korrupsioni është kërcënim i përhershëm (Video)

    Lajmi i rradhës

    Shilegov: Shumë anëtarë të VMRO-DPMNE-së do të votojnë për mua

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë