Zaev: Jemi të përkushtuar të ndërtojmë Ballkan të ri me bashkëpunim rajonal të përforcuar

    Samiti i parë i NATO-s me 30-të vendet-anëtare sot është moment historik për Maqedoninë e Veriut. Ky është samiti ynë i parë i NATO-s si anëtare me të drejtë të plotë. Ky është sukses i madh për shtetin tonë dhe sukses i madh për NATO-n. Sot qëndrojmë krah për krahë me aleatët tanë dhe dëshmojmë për vërtetimin e unitetit, kohezionit dhe solidaritetit të Aleancës. Partneriteti transatlantik, është i fuqishëm si asnjëherë më parë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot së bashku me liderët e vendeve-anëtare të NATO-s, ka marrë pjesë në seancën plenare të Këshillit Veriatlantik, përcjell Nistori.

    “Jemi të përkushtuar të ndërtojmë Ballkan të ri me bashkëpunim rajonal të përforcuar. Për atë arsye e rëndësishme është vendet ballkanike të kenë vizione të qarta”, tha kryeministri.

    Ai e falënderoi Stoltenbergun për krijimin e agjendës 2030 dhe për konsultime të gjëra. Agjenda, sipas Zaevit, në kohë i adreson ndryshimet dhe e bën NATO-n të gatshme për shekullin 21.

    Në erën e zhvendosjeve të reja në skenën e sigurisë globale NATO-ja i përforcon pozitat kundrejt sfidave për sjellje të përbashkët të vendimeve në nivel strategjik për rregullim të mëtutjeshëm të NATO-s dhe rolin e saj kyç në të ardhmen, potencohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Moti këto ditë në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Ramiz Merko e ka pensionuar Ziadin Selën përgjithmonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë