Gruevski: Kur Maqedonia është nën regjimin e një qeverie mafioze, interesi më i madh për vendin është një VMRO-DPMNE e fuqishme

    Në 31-vjetorin e themelimit të VMRO-DPMNE-së, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka deklaruar se kur Maqedonia është nën regjimin e një qeverie mafioze, ku ekonomikisht e ka kthyer Maqedoninë dekada më pas, kur interesat kombëtare janë në pyetje, interes i madh për vendin është një VMRO-DPMNE e fuqishme, përcjell Nistori.

    “Sot, kur Maqedonia është nën regjimin e një qeverie mafioze që ekonomikisht e ka kthyer Maqedoninë dekada më pas, e cila e kontrollon gjyqësorin dhe kontrollon punën e saj në detajet më të vogla, kush të përndiqet deri kur dhe si ta publikojë dhe ta vendosë atë në publik nëpërmjet mediumeve të kontrolluara, kur interesat kombëtarë janë në shitje dhe kur krimi dhe reaksioni janë udhëzuesi kryesor i qeverisë, interesi më i madh për Maqedoninë është një VMRO-DPMNE e fortë dhe e fuqishme. Dhe forca është në çdo anëtar të partisë, në çdo aktivist, në çdo mbështetës dhe në çdo person në vend dhe diasporë që dëshiron një Maqedoni shumë më të suksesshme dhe të zhvilluar”, shprehet Gruevski ndër të tjera.

    Përndryshe, Gruevski tanimë është i arratisur në Hungari dhe qëndron si azil politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Çështjet e identitetit si gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e negociatave

    Lajmi i rradhës

    Takimi Biden – Putin, presidentët dakordohen për sigurinë kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë