Takimi Biden – Putin, presidentët dakordohen për sigurinë kibernetike

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, menjëherë pas takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp në Gjenevë.

    Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, presidenti rus i tha medias se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.

    Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, kishin qenë në vendet e tyre për muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura midis dy kombeve.

    Ndërsa siç shkruan CNN, Putin tha të mërkurën se kishte diskutuar edhe rreth Ukrainën me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

    Për sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO, “Unë nuk mendoj se ka diçka për të diskutuar atje”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

    Putini po fliste në Gjenevë pas takimit të tij të parë historik ballë për ballë me Biden si president.

    Ndërkohë, duke marrë një pyetje nga CNN, Vladimir Putin u pyet nëse bisedimet midis tij dhe Joe Biden ishin të “natyrës armiqësore”.

    Dhe siç thuhet më tej, presidenti rus këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt “mjaft konstruktive”, me të dy palët që treguan një “gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin”, sipas përkthimit të komenteve të Putinit.

    Putini shtoi se ai dhe Biden ranë dakord të “fillonin konsultat” për sigurinë kibernetike.

    Shtëpia e Bardhë kishte treguar që Biden do të ngrinte çështjen e sulmeve kibernetike të kohëve të fundit kundër korporatave të mëdha gjatë takimit të tij me Putin.

    Lajmi Paraprak

    Gruevski: Kur Maqedonia është nën regjimin e një qeverie mafioze, interesi më i madh për vendin është një VMRO-DPMNE e fuqishme

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: “Taksa ekologjike”, mënyrë për zhvatje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë