Halili: Klubi “Vanço Mihajllov” është provokim!

    Hapja e qendrës së kulturës “Vanço Mihajllov” në Manastir ku mori pjesë i gjithë kreu shtetëror i Bullgarisë, është një provokim i vërtetë. Kështu tha mbrëmë në Click Plus ish ambasadori Muhamed Halili. Ai mendon se duhet të ketë ligj për emra të ndaluara siç është Vanço Mihajllov.

    “Fakti që kjo vizitë filloi dhe mbaroi me deklarata që nuk u ngjajnë përpjekjeve të deritanishme mes dy kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov, kjo do të thotë se qëllimi jo vetëm që nuk është arritur por ky ishte një provokim i vërtetë, që jo vetëm unë si ambasador por edhe Këshilli i ambasadorëve ashtu e kualifikoi”, tha Muhamed Halili, ish ambasador.

    Profesori dhe ish ambasadori Ivica Bocevski me kritika për sjelljen e butë të presidentit Pendarovski, por edhe të pushtetit për të cilët mendon se nuk duhej të lejonin që të ndodhte kremtimi i këtillë i “Vanço Mihajllovit” në mes të Manastirit.

    “Presidenti ynë reagon në Facebook. Komandanti suprem i Armatës. Nëse është kundër hapit të tillë, presidenti ynë duhej t’i thoshte ministrit Bujar osmani, ministri nuk mund ta refuzojë, do t’i thuash- më fal, do t’i thuash që të mos vijnë. Ajo që revolton, që shkakton reagime te të gjithë dhe tek unë, ku ishte Petkov të shtunën? Në Maqedoni? Në Bullgari? Çfarë bënte? Ndante ndonjë territor atje?”, theksoi Ivica Bocevski, profesor.

    Gazetari Zvezdan Georgievski mendon se vetë emërimi i klubit nuk ka asgjë të përbashkët me personalitetin dhe veprën e Vanço Mihajllovit.

    “Mua më shqetëson pak që kultura po abuzohet në situata të këtilla. Vanço Mihajllov me kulturën nuk ka asgjë të përbashkët. Asgjë”, deklaroi Zvezdan Georgievski, gazetar.

    Edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani në brifingun e djeshëm me gazetarët, ngjarjen në Manastir me hapjen e klubit me emrin e Vanço Mihajllovit e vlerësoi si provokim.

    Lajmi Paraprak

    Anxhelina Buleska do të përfaqësojë Maqedoninë në kampionatin e kalërimit

    Lajmi i rradhës

    “Uria mund të vijë nga çmimet e larta, jo nga mungesa”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë