Halili: lufta kundër korrupsionit është problem më i madh se ndryshimet kushtetuese

    Maqedonia do të hapë kapitujt e negociatave me Brukselin sapo të miratojë ndryshimet kushtetuese. Ky konkluzion i Brukselit Evropian, shkaktoi akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës.

    Të parët thonë se faji është i opozitës, sepse nuk mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa sipas të tjerëve pushteti, para se të pranonte propozimin francez, duhet të kishte menduar për një konsensus të gjerë.

    Sipas kreut të Këshillit të Ambasadorëve, Muhamed Halili, herët a vonë do të gjendet një zgjidhje për këtë kusht, por më të rëndësishme, sipas tij, janë konkluzionet e tjera të Këshillit Evropian, të cilat i referohen temës së sundimit të ligjit.

    “Ndryshimet kushtetuese janë një kusht pa të cilin është e pamundur, por problemet nuk qëndrojnë ekskluzivisht në ndryshimet kushtetuese. Problemet më të mëdha për vendin tonë qëndrojnë pikërisht në gjetjet e tjera, të cilat kanë qenë të pranishme në vend për dekada të tëra, dhe ky është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit…”, tha Muhammad Halili – Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

    Halili beson se si qeveria ashtu edhe opozita janë fajtore për moszbatimin e reformave të nevojshme. Sundimi i ligjit, shtoi ai do të ishte sfida më e madhe në negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që të angazhohet më shumë në këtë drejtim dhe të ndjekë shembullin e Uashingtonit, me të ashtuquajturën listë të zezë dhe sanksionet që dalin prej saj.

    “Nuk është aq katastrofike nëse ndalohet një politikan të mos shkojë në Shtetet e Bashkuara, sepse ne jemi të lidhur me punën në Bashkimin Evropian çdo ditë, dhe për këtë arsye Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të kontribuojë në këtë drejtim me hapa konkretë. Emrat tashmë dihen, emrat publikohen, a rezultate nuk ka”, u shpreh Muhammad Halili – Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

    Në konkluzionet e fundit të Këshillit, theksohet se Maqedonia duhet të japë rezultate në fushën e pavarësisë, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjyqësorit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat në administratën publike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gostivar, policia sekuestron 4.3 tonë marihuanë në me vlerë mbi 10 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Shërimi i infeksioneve të bajameve nis në kuzhinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë