Gostivar, policia sekuestron 4.3 tonë marihuanë në me vlerë mbi 10 milionë euro

    Sasia e marihuanës është konfiskuar pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për heqjen e autorizimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik, për shkak të parregullsive të konstatuara në operim.

    “Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe DPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat DPB e Gostivarit ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Gostivarit nga neni 95 c i Ligjit për kontrollin e drogave narkotike”.

    “Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara”.

    “Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, do të vazhdojnë kontrollet në të ardhmen në personat juridikë që kanë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në funksionimin e tyre”, thonë nga MPB Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Rreth 300 mjekë në RMV janë para pensionimit, nuk do të ketë kush të na mjekojë!

    Lajmi i rradhës

    Halili: lufta kundër korrupsionit është problem më i madh se ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë