Në Fakultetin juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është hapur laboratori kriminalistik për foreznzikë ku punë praktike do të bëjnë studentët e drejtimit të kriminalistikës dhe të sigurisë. Ky është laboratori i dytë në Fakultetin juridik, ku tani më ka Klinikën juridike, përcjell Nistori.
Rektori Abdylmenaf Bexheti, i falënderoi studentët, stafin e Fakultetit të Drejtësisë dhe ekspertët e angazhuar në kuadër të këtij fakulteti për përkushtimin dhe angazhimin e tyre që me sukses të hapet dhe funksionojë laboratori.
“Synimi ynë, si Universitet, gjithmonë ka qenë që studentët tanë dijen teorike, që me shumë cilësi e marrin gjatë studimeve, të njëjtën të kenë mundësi ta zbatojnë në praktikë. Librat nuk t’i mësojnë të gjitha dhe praktika është ajo që studentin e aftëson profesionalisht”, tha Rektori Bexheti, në fjalimin e tij të rastit.
Ky është një laboratorë unik, i pari që funksionon në kuadër të Universiteteve në Maqedoninë e Veriut dhe është i pajisur për të kontribuar në aftësimin profesional të studentëve të nevojshëm për tregun e punës. /Nistori/