Hasani: Vendimi i qeverisë më mbushi me shpresë se pandemisë është duke i ardhur fundi

    “Ne mjekët më së miri e dijmë vështirësinë e të mbajturit maskë. Vendimi i fundit për heqjen e maskave në ambiente të hapura, jo vetëm që më gëzoi, por me mbushi me shpresë se historisë së pandemisë po i vjen fundi. Megjithatë, vaksinohuni, respektoni masat, mbani distancë!”, kështu është shprehur Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në Facebook në lidhje me gjendjen e kohës fundit për pandeminë dhe protokollin e ri, përcjell Nistori.

    Ditë më parë KSI-ja propozoi që:

    • Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse të mos jenë të detyrueshme në mjedise të hapura. Maskat të mbeten të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, transport publik dhe kudo ku nuk mund të qëndrohet në largësi të rekomanduar.
    • Të lejohet grupimi në mjedise të hapura. Te grupimet e njerëzve të mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
    • Të lejohet organizimi i dasmave dhe i ahengjeve në mjedise të hapura me maksimum 50% të shfrytëzimit të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 100 të ftuar.
    • Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tavolinë të jetë gjashtë.
    • Ndeshjet sportive që luhen në mjedise të hapura të luhen me publikë, por vetëm me 30% të kapacitetit të studiumit.
    • T’u lejohet objekteve hotelierike të pranojnë nga gjashtë mysafirë në një tavolinë, ndërkaq mbeten në fuqi të gjitha kufizimet e tjera për to.
    • Ora policore të mbetet në fuqi.
    • Gjatë këtyre dy javëve të ardhshme, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve të punojnë në specifikimin e protokolleve për organizimin e ngjarjeve dhe të koncerteve në mjedis të hapur, ndërkaq pas 15 qershorit, sipas protokolleve të dakorduara, do të lejohet organizimi i këtyre lloje ngjarjeve. /Nistori/
    Lajmi Paraprak

    Frikë të martohesh, stres të divorcohesh

    Lajmi i rradhës

    Mbappe: Nuk jam vetëm unë që e di se Messi dhe Ronaldo janë më të mirët, të gjithë e dinë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë