Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka thënë se ai nuk e konsideron veten në të njëjtin nivel me yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe as atë të Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Niveli që Messi dhe Ronaldo kanë vendosur gjatë dekadës së fundit është shumë i lartë dhe vështirë së mund të përsëritet.
Njëri nga yjet më të mëdhenj të momentit, Mbappe, shpreson ta përsërit atë, por deri atëherë ai nuk dëshiron të krahasohet me dy golashënuesit legjendar.
“Nuk jam vetëm unë që e di se Messi dhe Cristiano janë më të mirët. Të gjithë e dinë atë”, ka thënë fillimisht Mbappe.
“Nëse i thoni vetes që do të bëni më mirë se ata, është përtej egos ose vendosmërisë – është mungesë e vetëdijes”.
“Ata lojtarë janë të pakrahasueshëm. Ata kanë thyer të gjitha ligjet e statistikave. Ata kanë pasur 10 vjet të jashtëzakonshme, 15”, përfundoi francezi.