Helikopteri i ARM-së me ujë nga Vardari e ka shuar zjarrin në Saraj

    Helikopteri i Armatës së Maqedonisë, i angazhuar për shuarjen e zjarrit në Saraj, duke tentuar që të kthehet më shpejt në vendin e zjarrit dhe të fitojë kohë, është furnizuar me ujë në lumin Vardar.

    Qytetarët e kanë incizuar këtë veprim dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

    Zjarri në afërsi të fshtrave Raoviq dhe Bukoviq në Saraj, është aktiv tashmë disa ditë dhe zgjerohet në drejtime tjera.

    Siç informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza, ky është njëri nga tre zjarret aktive në vend. Dy të tjerët janë në fshatin Divlje në Petrovec dhe në fshatin Toplica./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ahengjet dhe koncertet rrisin numrin e rasteve me COVID-19

    Lajmi i rradhës

    Osmani për kontestin me Bullgarinë: Duhet ta presim qeverinë politike, do të vazhdojmë me negociatat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë