Hem të ndëshkuar, hem të pavaksinuar – cili do të jetë efekti i kufizimeve për njerëzit pa certifikatë vaksinimi?

    Sistemi i ndëshkimit dhe shpërblimit mund të jetë një mjet i fuqishëm që mund të motivojë qytetarët e pavaksinuar të vaksinohen kundër Covid-19, por gjithashtu mund të shkaktojë revoltë shtesë në mesin e njerëzve që deri më tani kanë refuzuar të imunizohen, komentojnë sociologët dhe psikologët pas njoftimit të djeshëm të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ku tha se së shpejti mund të vendosen kufizime në RMV për njerëzit që nuk posedojnë certifikatë vaksinimi, përcjell Nistori.

    Psikologia Angela Budinoska në një prononcim për Plusinfo thotë se efekti i kufizimeve të reja do të jetë pozitiv, por edhe tejet negativ.

    “Realisht, një masë e tillë mund të kontribuojë në rritjen e numrit të njerëzve të vaksinuar, por gjithashtu mund të shkaktojë revoltë te njerëzit që refuzojnë të vaksinohen. Do të ketë ekstreme në të dy anët. Këtu mund të bëhet një krahasim me masën ndaj duhanpirësve, pra me ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura. Askush nuk u thotë atyre njerëzve se janë të padëshirueshëm në këtë lokal, por u thuhet se nuk lejohen të pinë cigare në këtë lokal. Dhe sa duhanpirës e kanë lënë duhanin për shkak të kësaj mase? Numri është dërrmues. E ngjashme do të jetë me kufizimet për njerëzit e pavaksinuar. Besoni se me ndalimin për të shkuar në kinema ose teatër, ju nuk do të ndryshoni mendimin për atë që ka frikë nga vaksina ose është i bindur se ekziston një komplot botëror pas imunizimit”, shpjegon Budinoska.

    Ajo shton se kjo masë ka sjellë rezultate pozitive në botë, por siç thotë ajo, atje ka njerëz që kanë zgjedhur të respektojnë kufizimet, por edhe të mos vaksinohen.

    Sociologu Ilija Aceski në një prononcim për DW tha se shumë njerëz do t’i marrin parasysh thirrjet për vaksinim sapo të ndalohen të udhëtojnë, të shkojnë në një diskotekë ose në një lokal, kur të përjashtohen nga jeta shoqërore dhe kur do të qëndrojnë larg sistemit.

    Kjo strategji, sipas sociologut, mund të japë rezultate më të mëdha në luftën kundër mbështetësve të teorive të konspiracionit.

    Ministri Filipçe dje tha se certifikatat e vaksinimit do t’i bashkëngjiten të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrje masive jashtë ose brenda. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama akuzon BE-në: Jeni duke përdorur standard të çmendur të dyfishtë

    Lajmi i rradhës

    Yuri Kim nga Qafë Thana: Mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë