Yuri Kim nga Qafë Thana: Mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Nga pika kufitare e Qafë Thanës, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. E pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, Ambasadorja Kim tha se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjellë.

    Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.

    Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.”- u shpreh ambasadorja Kim.

    Lajmi Paraprak

    Hem të ndëshkuar, hem të pavaksinuar – cili do të jetë efekti i kufizimeve për njerëzit pa certifikatë vaksinimi?

    Lajmi i rradhës

    Qeveria dorëzoi në Kuvend Propozim/Ligjin për shtetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë