Hidhen mbeturina me furgon në rrugën e Banjës në Tetovë (Foto/Video)

    Foto: Nistorët

    Problemi me mbeturinat në Tetovë është njëra ndër temat më të diskutuara. Shpeshherë Nistori ka publikuar video ku shihen kontejnerët e mbushur plot apo deponi ilegale nëpër qoshe të banesave, si shkak i papërgjegjësisë së qytetarëve dhe paralelisht komunës. Disa nistorë kanë nisur video dhe disa fotografi në redaksinë tonë, ku shihet një furgon duke hedhur mbeturina në rrugën e Banjës në Tetovë, përkatësisht në lumin Shkumbin, shkruan Nistori.

    Në një video të dërguar në Nistori, shihen disa punonjës të “Kado Fix”, ku në mëngjesin e sotëm kanë hedhur mbeturina në lumin Shkumbin – në rrugën e Banjës. Ata shihen duke shkarkuar mbetje dhe gjësende tjera punuese; gips, cimento, beton. Ky veprim i tyre është filmuar nga disa qytetarë, të cilin e kanë dërguar në redaksinë tonë dhe qytetarë të njëjtë e kanë kritikuar këtë veprim të firmës në fjalë.

    Sipas vlerësimeve nga Enti shtetëror i statistikës, vitin e kaluar në vend janë grumbulluar 632.484 tonë mbeturina komunale, ndërsa kemi krijuar sasi rekorde prej 456 kilogramë të mbeturinave komunale për kokë banori. Kjo do të thotë që një familje prej katër personash gjeneron mesatarisht 1.8 tonë në vit edhe atë vetëm mbeturina komunale, ose pothuajse, çdo familje hedh mesatarisht gati 5 kilogramë mbeturina çdo ditë! Ky gjenerim i paarsyeshëm i mbeturinave nga qytetarët dhe kompanitë çon në grumbullimin e mbeturinave në kontejnerë, dhe më pas në vetë deponitë, duke krijuar deponi dhe deponi mbeturinash në çdo hap, dhe rezultati është ndotja e mjedisit jetësor – tokës, ajrit dhe ujit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mjekët nën presion, prindërit kërkojnë që t’u shkruhet antibiotikë fëmijëve të tyre

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e rastit të Gllogjanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë