Mjekët nën presion, prindërit kërkojnë që t’u shkruhet antibiotikë fëmijëve të tyre

    Rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga sëmundjet të ndryshme respiratore javëve të fundit, ka çuar në përdorimin e tepërt të antibiotikëve. Mjekët thonë se përballen me presione të shumta nga prindërit të cilët kërkojnë me patjetër të ju shkruhen antibiotikë, nën arsyetimin se fëmijët shërohen më shpejtë, ndërkaq thonë se janë të pafuqishëm për të ndaluar blerjen e tyre nëpër barnatore, edhe pse farmacitë e kanë të ndaluar dhënien e tyre pa recetë.

    “Kemi raste kur nënat insistojnë të ju shkruajmë antibiotikë fëmijëve me arsyetimin se do t’i kalojë ma shpejtë. Kemi shumë raste kur ballafaqohemi me këta probleme dhe mezi I bindim edhe prindërit të kenë durim të paktën 3 ditë mos t’i japin antibiotikë sepse ditën e tretë përsëri ne bëjmë kontrolle te pacienti, dhe vendosim a duhet apo jo antibiotikë. Në shumicën e rasteve kemi presione por arrijmë të kemi marrëveshje që të binden se nuk duhet të jepet antibiotiku ditët e para. Në barnatore tani po bëhet një kontrolle më I shpeshtë sepse u keqpërdor dhënia e antibiotikëve pa recetë”, tha Sefjane Bellçishta, mjeke

    Nga Oda e Farmacistëve të tregojnë efektet anësore të përdorimit të tepërt dhe pa nevojë të antibiotikëve.

    “Gjatë përdorimit të pa nevojshëm të antibiotikëve paraqitet rezistencë e cila më pas kërkon antibiotikë më të fortë I cili nënkupton se sjell edhe efekte më të forta të padëshirueshme. Reaksionet anësore më të shpeshta që paraqiten posaçërisht nga përdorimi afatgjatë I antibiotikëve janë organet digjestive, përkatësisht paraqitet diarre. Antibiotiku nuk është selektiv ndaj mbytjes së baktereve. Nuk i mbyt vetëm bakteret e këqija por dhe ato të mira që ndodhen në traktin tonë digjestiv. Kur antibiotiku i zhduk këto baktere të mira atëherë paraqiten këta diarre të fuqishme të cilat mund të kontribuojnë shumë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore veçanërisht tek fëmijët”, tha Bistra Angelovska, Oda e Farmacistëve

    Sipas një hulumtimi të realizuar nga OBSH, më tepër se gjysma e të gjitha barnave, përfshirë këtu edhe antibiotikët, jepen ose shiten në mënyrë joadekuate. Gjysma e pacientëve i përdorin antibiotikët në mënyrë joadekuate. Në Maqedoninë e Veriut disa herë është alarmuar për përdorim të tepërt dhe të pa nevojshëm të antibiotikëve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    EMV-ja shtetërore do të ofrojë për pesë euro çmim më të lartë për megavat orë

    Lajmi i rradhës

    Hidhen mbeturina me furgon në rrugën e Banjës në Tetovë (Foto/Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë