Hill: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk mund të bëhet asnjë analogji mes situatës së luftës së Kosovës para 23 vjetësh dhe pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për Putinin, Hill tha se “atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”.

    Hill, për televizionin “Nova S”, ka deklaruar se  presidentit rus, Vladimir Putin, as që i intereson Kosova, pavarësisht që e ka përmendur disa herë.

    “Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, para 23 vjetësh, ka ndonjë ngjashmëri me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmeve të armatosura në ndërtesat e banueshme ku jetojnë civilët. Nuk shohim asnjë analogji mes dy situatave”, ka shpjeguar Hill.

    Ambasadori amerikan ka komentuar qëndrimin e presidentit rus Putin, që përmendte pavarësinë e Kosovës si raste të ngjashme me ato të tokave të aneksuara ukrainase, të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, pasi sipas tij [Putinit], tashmë është krijuar një precedent.

    “Unë mendoj që atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”, tha Hill.

    Ndërsa, kur bëhet fjalë për qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, ambasadori amerikan thotë se “Serbia po përpiqet ta harmonizojë politikën e saj me Perëndimin dhe se i ka shprehur qartë qëndrimet e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë”.

    Lajmi Paraprak

    Për ty

    Lajmi i rradhës

    Përse është rritur problemi i belbëzimit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë