Përse është rritur problemi i belbëzimit?

    Është një ndër problemet nuk ka përkufizime në moshë, shfaqet edhe te fëmijët e vegjël, edhe te të rriturit

    Statistika na tregon që më shumë se 70 milionë njerëz në botë e kanë këtë problem.

    Personi i cili belbëzon ka ngërçe, grimasa, përpjekje, përsëritje, zgjatje dhe çrregullime të tjera të ritmit të të folurit të cilat e pengojnë gjatë të folurit, më tej këta persona kanë frikë nga ngërçi që vjen, frikë që nuk do të mund të flasin apo frika e papërshkrueshme nga fjalë apo situata të caktuara.

    Këta persona veten e përjetojnë si person i cili belbëzon apo flet me ndërprerje dhe nuk kanë vetëbesim për të vazhduar komunikimin.

    Belbëzimi bën pjesë në çrregullimet e të folurit dhe paraqet çrregullim të ritmit, tempit, theksit dhe melodisë së fjalisë dhe thënieve.Reklama

    Përse është rritur problemi i belbëzimit?

    Ritmi i shpejtë i jetës, ngarkesa e madhe e prindërve, ambiciet dhe kërkesat e mëdha çojnë në shfaqjen e një numri gjithnjë e më të madh personash që belbëzojnë. Në atë nxitim prindërit nuk i trajtojnë fëmijët me butësi, e humbasin durimin nga presioni, detyrimet dhe stresi i tepërt që na ka sjellë epoka e re e jetës.

    Fëmijët janë bashkëpjesëmarrës në mënyrën e tillë të jetës, që shpesh çojnë deri në çrregullim të ekuilibrit në familje, kërkesa të mëdha nga ana e prindërve dhe stili i ashpër i edukimit autoritar të fëmijëve. Këta faktorë mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së belbëzimit apo ta bëjnë edhe më të madh këtë problem.

    Kur mund të shfaqet belbëzimi?Reklama

    Përvoja shumëvjeçare, domethënë praktika, dhe literatura të shumta na flasin të njëjtë gjë, belbëzimi më së sheshti shfaqet midis moshës dy dhe katër vjeç.

    Kjo periudhë është kritike për shfaqjen e belbëzimit, sepse fëmija pastaj përvetëson shumë fjalë të reja. Më pas duhet të thotë shumë, duhet të pëlqehet dhe të pranohet nga mjedisi. Kjo nuk është e vetmja periudhë kritike për belbëzimin, ka edhe faza të ndryshme të jetës që mund të jenë stresuese për një fëmijë, si fillimi i shkollës fillore, klasa e pestë, kur fëmija nuk është më me një mësues, por ka shumë arsimtar.

    Këto janë fazat në të cilat mund të pritet shfaqja e belbëzimit, por mund të ndodhë edhe në mënyrë të papritur nëse fëmija përjeton një stres të madh, diçka që e largon atë nga rruga dhe ndryshon mënyrën e mëparshme të funksionimit.Reklama

    A ka një shkop magjik që zgjidh problemin e belbëzimit?

    Jo, për fat të keq nuk ka. Por ka ekspertë (logopedist, psikolog), këshilla për prindërit, durim, qetësi, mirëkuptim dhe pritje. Çfarë do të thotë? Një fëmijë që belbëzon duhet të presë. Ne presim momentin kur ai të jetë gati të flasë, domethënë presim momentin kur ai të jetë mjaftueshëm gati për t’iu përgjigjur një pyetjeje, që është gjëja më e vështirë për fëmijët që belbëzojnë (kur i bëni një pyetje të cilës ai duhet të përgjigjet menjëherë).

    A mund të largohet vetvetiu belbëzimi?

    Ndonjëherë prindërit i drejtohen logopedit sepse fëmija ka filluar të belbëzojë gjatë të folurit, por ata nuk mund ta gjejnë shkakun. Para kësaj gjithçka ishte në rregull, zhvillimi i të folurit ishte në rregull, por bashkë me belbëzimin, tek prindërit ekzistonte shqetësimi. Pastaj më së shpeshti bëhet fjalë për të ashtuquajturin belbëzimin fiziologjik, i cili sipas disa ekspertëve kalon vetvetiu.

    Këshillohet që një fëmijë i tillë duhet të monitorohet; prindi të kontaktojë një logoped i cili do ta këshillojë atë se çfarë duhet bërë më pas dhe çfarë nuk duhet të bëjë për të parandaluar që problemi të thellohet dhe të zhvillohet në belbëzimin “të vërtetë”.

    Fjala është për këshilla specifike për prindërit, si p.sh. që prindi të mos i tërheqë vëmendjen fëmijës për të folurën e tij, të mos e imitojë, të mos e korrigjojë, t’i japë kohë të përfundojë fjalinë që ka nisur… Prindi duhet të flasë drejt dhe të sillet në të njëjtën mënyrë sikur fëmija të mos belbëzonte.

    Belbëzimi nuk largohet vetvetiu, vetëm me ndihmën e teknikave dhe mekanizmave kompensues që ne i mësojmë fëmijës, logopedët ia mundësojnë të kapërcejë problemin e tyre edhe në momentet më të vështira. 

    Lajmi Paraprak

    Hill: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova

    Lajmi i rradhës

    Senatorja amerikane e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë