Hiqet karantina për të ardhurit nga Afrika, ja për kë do të vlejë ende

    Në seancën e 72-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka raportuar për gjendjen me Covid-19.

    Në këtë seancë, është sjellë vendim që të shfuqizohet masa me të cilin të gjithë personat fizikë vendor dhe të huaj, që vijnë nga shtetet e kontinentit afrikan dhe Brazilit, t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor (karantinës).

    “Kjo masë do të vazhdojë të vlejë për personat fizikë – udhëtarët nga India”, njoftojnë nga Qeveria.

    Në këtë seancë, ministri Filipçe ka njoftuar, se për shkak të uljes së numrit të të infektuarve dhe të pacientëve të shtrirë në spitale, “janë mbyllur një pjesë e qendrave Covid”.

    “Filipçe në lidhje me vaksinimin masiv të popullsisë, informoi se procesi i sigurimit të vaksinave dhe vaksinimi i popullsisë zhvillohet mirë, duke paralajmëruar hapjen e dy pikave të imunizimit në Veles dhe Prilep”, njoftojnë më tej nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    Letra nga Van Gogh: Mund të bëja më shumë nëse do isha më mirë ekonomikisht!

    Lajmi i rradhës

    Sezona e verës, si të bëni një ilaç kundër mushkonjave në shtëpi me këto përbërës…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë