HIV SIDA, kërkohet terapi për pacientët në RMV

    Shoqata e të prekurve nga HIV kërkon nga Qeveria që të sigurojë terapinë e nevojshme për pacientët e prekur nga sëmundja. Sipas Shoqatës buxheti i paraparë për vitin 2025, nga i cili janë ndarë 20 milionë denarë për terapinë e pacientëve me HIV, nuk është i mjaftueshëm për të gjithë pacientët.

    30 për qind e pacientëve me HIV, pranojnë terapi që është vjetruar, ndërsa gjithashtu nuk është sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, për këtë kërkesë thotë se këto janë burimet e shtetit, dhe për momentin kaq kanë në dispozicion nga buxheti që i takon Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa shtoi se nuk janë të nevojshme protestat.

    “Do të donim të apelonim deri tek Qeveria që të gjejë zgjidhje që të sigurojë minimumin e buxhetit të nevojshëm për mbrojtje nga HIV që është 130 milionë denarë, prej të cilave 109 milionë denarë për sigurimin e terapisë së duhur për të gjithë pacientët, duke përfshirë edhe ato që do të infektohen gjatë vitit 2025 dhe 21 milionë denarë për shërbimet e parandalimit, që është minimumi i funksionimit gjatë dy viteve të fundit”, tha Andrej Senih , Shoqata e të Prekurve nga HIV. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut në udhëkryq – mes ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit në BE

    Lajmi i rradhës

    Sa shkronja ‘0’ shihni në këtë foto?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë