Fitojnë tenderët, ndërkaq punët “shkel e shko”

    Pushteti vendor në Dibër viteve të fundit është duke realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Projektet janë shumë domethënëse meqë kanë për qëllim përmirësimin e jetës të dibranëve. Por, shpesh herë paraqiten probleme në realizimin e projekteve. Firmat të cilët fitojnë projekte, jo gjithmonë sillen në mënyrë korrekte. Ndodh që nuk respektohen afatet, nuk respektohen mënyra e punës dhe siç thonë dibranët “punët bëhen shkel e shko”. Komuna Dibër është e detyruara që nëpërmjet mbikëqyrësve të vet shpesh herë të intervenojë, me qëllim që projektet të realizohen ashtu siç duhet.

    Në pjesën kryesore të rrugës të Dibrës respektivisht rrugës “8 shtatori” në një pjesë është intervenuar plot gjashtë herë për të tejkaluar problemin me ujërat atmosferik. Banori i ndërtesës ku është intervenuar disa herë Q.M. thotë se komuna ka siguruar firma ndërtimore por deri sot problemi nuk është tejkaluar. Kanalizimi atmosferik assesi të rregullohet, niveli i pusetave shkakton problemet me ujërat që vijnë në këtë rrugë kryesore të qytetit dhe kjo ndodh pothuajse afro dhjet vite.

    “Kjo është një papërgjegjësi totale e firmave por edhe organeve që mbikëqyrin punimet në këtë rrugë që kanë të bëj me ujërat respektivisht kanalizimin”, thotë bashkëbiseduesi i jonë. Ky është vetëm një shembull i punimeve në rrugët e Dibrës që shpesh herë bëhen pa përgjegjësi nga ana e firmave që fitojnë tenderët. Aktualisht një problem i madh paraqitet edhe me rrugën kryesore në vendbanimi periferik të Dibrës që mban emrin Konjara e re. Për problemet është debatuar edhe në nivel të Këshillit të komunës. Këshilltari Bleron Dema ka kërkuar nga udhëheqësia e pushtetit vendor që të ndërmerr masa urgjente që kompania që realizon punimet në rrugën “Eqerem Zengo”, të punoj në përputhje me projektin. “Në këtë rrugë e cila është një rrugë me frekuencë të madhe ndërmarrja ‘Euroedil’ nuk respekton dinamikën e punimeve por bën edhe gabime të shumta edhe në nivelizimin të kanalizimeve të ujërave atmosferik në rrugë. Jemi tepër të shqetësuar ne banorët e lagjes Konjar. Poashtu gjatë punimeve ditore nuk ka asnjë përgjegjës por vijnë një-dy punëtor sa për sy dhe faqe dhe vështir për banorët e kësaj lagje janë lëvizja e përditshme në kohë shiu por dhe projekti ka ngelur në vendnumëro”, thotë anëtari i Këshillit të komunës Dibër, Bleron Dema.

    Kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka jep sqarime rreth problemeve që paraqiten gjatë realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. Ai thotë se pas marrjes së tenderit ndërmarrja kontrollohet edhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor. “Ne si komunë kemi mbikëqyrësin zyrtar i cili pikërisht në rrugën për të cilën flet këshilltari Dema kemi ndërmarr aktivitete për prishjen të disa punimeve ndërtimore, meqë nuk kanë qenë në përputhje me projektin. E njëjta gjë ndodh edhe në lagjen Venec 1 dhe 2 ku kemi intervenuar për shkak se firmat ndërtuese nuk kanë realizuar punimet në rrugë ashtu siç i parasheh projekti”, thotë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

    Problemet janë prezent gjatë realizimit të shumë projekteve. Edhe pse komuna reagon kundër anomalive gjatë ndërtimeve në adresë të firmave ndërtuese, ndodh shpesh herë që punimet jo adekuate ndërtimore lanë pasoja në funksionimin e infrastrukturës rrugore. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 100 milionë euro për shëndetësinë private

    Lajmi i rradhës

    Tetova 30 vite me treg të gjelbër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë