Hoda: BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve

    Përfaqësuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda në intervistë për Alsat tha se BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve por edhe me vlerat e luftës. Ai thotë se BDI-ja me postin e kryeministrit teknik duhet të shfrytëzojë mundësinë që brenda 100 ditëshit të realizojë ligjin për dëshmorët, ligjin për veteranët e luftës dhe të legalizojë luftën e UÇK-së. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit ky popull i dha djemtë e vajzat duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo të individëve të caktuar, përcjell Nistori.

    “Ajo që ka dëshmuar BDI brenda kësaj kohe në mënyrë selektive që zgjedh duke shkuar në manifestime të caktuara duke emëruar edhe dëshmorë njerëz që kanë ndërruar jetë në paqe, sigurisht se BDI-ja manipulon me totalisht me gjakun e dëshmorëve, manipulon me vlerat e luftës dhe manipulon me gjithçka tjetër, fatkeqësisht e them dhe uroj që posti i kryeministrit që proklamohet me aq shumë pompozitet që shoh që faqet e facebookut janë mbushur me postin e kryeministrit, duke mos pasur asnjë vërejtje për emrin se kush mund të jetë e kush jo, por është një shans historik i BDI-së që brenda kësaj kohe të realizojë ligjin për dëshmorët, ligjin për veteranët e luftës, të legalizojë luftën e UÇK-së me të cilën mburren prej 22 vjetësh dhe kanë arritur gjithë ato beneficione që sot i gëzojnë personalisht ata dhe familjet e tyre”, tha Besim Hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së.

    Personalisht a mendoni se mund ta bëjë këtë Talat Xhaferi

    “Unë them gjithmonë kam qenë kritikues, kësaj radhe t’ia lëmë ta shohim koha do të dëshmojë vet, por jo vetëm këta, ne kemi rastet “Monstra”, “Alfa”, “Kumanova”, “Brodeci” kemi shumë raste të pazbardhura, rastin “Almiri” që fatkeqësisht sot e kësaj dite i pazgjidhur dhe gjithë këta raste duke pasur një njeriu që definitivisht është shqiptar ka mundësi që brenda tre muajve, janë 90 ditë të plota. Besoj se vet pompoziteti i emrimit që bëhet tani dhe ajo deklarata jo që besoj por do të bëhet e ngarkon ende më shumë me barrë BDI-në dhe e rëndon ende shumë më shumë me përgjegjësitë që struktura e dalë nga lufta që thirret gjithmonë kur kanë nevojë që brenda 22 viteve ka shkel mbi gjithçka për të cilën erdhën, për të cilën e priti ky popull. Mos të harrojmë se BDI-së dhe Ali Ahmetit ky popull i dha djemtë, vajzat, shtëpinë, bukën dhe gjithçka tjetër duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo individëve të caktuar dhe sot ne shohim se konkretisht çka kanë shqiptarët, ata vërtetë kanë emra shumë, unë them po vërtetë të mendojnë shqip dhe po vërtetë mendojnë që kanë përgjegjësi e kanë shansin historik me kryeministër dhe tetë ministra në Qeveri, gjysmën e Qeverisë gatoi, asgjë nuk i ndalon nëse me të vërtetë mendojnë dhe nëse duan vërtetë ta lajnë veten që deri dje nuk kanë mundur, sot e proklamojnë kryeministrin dhe uroj që të jetë kjo, unë do të jem i pari që publikisht do t’i votoj”, tha Besim Hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së. 

    Hoda: BDI-ja ka harruar ushtarët e UÇK-së

    Hoda, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të BDI-së dhe kreut të kësaj partie Ali Ahmeti. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit i kanë haruar ushtarët e UÇK-së, ata që i sollën në pushtet.

    “Unë do të isha shumë dakord dhe do ta kisha votuar BDI-në i pari në zgjedhjet tjera nëse kryeministri i cili pretendohet që të jetë nga 28 janari do të merrte përsipër ta realizonte ligjin për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, meqenëse BDI-ja vjen dhe gjithmonë thirret në fushatë se është një parti që del nga lufta, bile edhe Ali Ahmeti si kryetar i partisë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së së atëhershme të deklaron se unë vij nga plagët, vij nga shokët që kam lidh plagët, që fatkeqësisht koha ka dëshmuar se nuk është e tillë për shkak se unë sot vij nga një varrim i një djali të ri, ish ushtar i UÇK-së që atëherë ishte 17 vjeç dhe unë personalisht jam munduar që ta kthej në shtëpi dhe nuk kthehej, ka fjet në varreza atëherë dhe të nesërmit është ngjit në komandë dhe prej atëherë është rreshtuar në radhët e UÇK-së. Sot nuk ishte askush në varrimin e tij, ishin shokët e luftës, ata që ishin në vijat e para të frontit për shkak se ky nuk ishte një veprimtar meqë ishte 17 vjeçar kur ishte lufta”, deklaroi Hoda.

    Sipas Hodës, shihen shpesh në manifestime të veprimtarëve të cilët nuk duhet mohuar që kanë vepruar para luftës, por gjatë luftës nuk i pamë ata veprimtarë, shumë shpesh shohim që në varrezat e dëshmorëve varrosen ish-ushtarë të UÇK-së të cilëve nuk ua mohojmë kontributin gjatë luftës, mirëpo ato nuk u takojnë dëshmorëve dhe shumë shpesh dalim qesharak ndaj vetes tonë, nesër ndaj historisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Me të holla deri në liri / Doli nga paraburgimi banori i Velesit i cili gjykohej për tregti me fëmijë të shantazhuar

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: kam bërë shumë për këtë vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë