Xhaferi: kam bërë shumë për këtë vend

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në Click Plus, duke folur për kandidaturën e tij si kryeministri i parë shqiptar, ai tha se e meriton këtë post sepse ka bërë mjaftueshëm si përfaqësues i këtij vendi, duke respektuar me përpikëmëri obligimet institucionale. Ai, po ashtu, shtoi se ka edhe mendime pozitive nga qytetarët maqedonasë, përcjell Nistori.

    “Kam bërë mjaftueshëm si përfaqësues i vendit, duke qenë bartës i funksionit të kryetarit të Kuvendit. Kam kryer obligimet institucionale konform rregullave dhe rregullativës që vlen në këtë vend. Me rëndësi është vlerësimet që jepen në publik dhe këto janë vlerësime pozitive si përfaqësues i këtij vendi. Edhe komuniteti maqedonas nuk është kundër funksionit tim, këto janë politika ditore të partive të caktuara”, tha Xhaferi.

    “Kryeministri shqiptar nga BDI, nuk është anti-kushtetues”

    “Nuk ka asgjë kundër kushtetutës që BDI të bartë postin e kryeministrit në Qeverinë teknike”, kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, i propozuar për të bartur postin e kryeministrit të parë shqiptar në Qeverinë teknike.

    Ai tha se marrëveshja politike mes BDI-së dhe LSDM-së, është e bazuar në Kushtetutë.

    “Marrëveshje e politike e bazuar në kushtetues dhe nuk ka logjikë ai krahasim që thoni ju fitues me fitues. Nuk mund të bëhet krahasim ajo marrëveshje me këtë marrëveshje. Nuk ka vdekur asnjëra”, tha Xhaferi më tej.

    Xhaferi: Nuk përjashtohet mundësia që të ketë Qeveri teknike pa VMRO-në

    Sipas Xhaferit nuk përjashtohet mundësia që Qeveria e radhës teknike, të jetë pa VMRO-DPMNE-në.

    Këtë ai e bazoi në përbërjen e Qeverisë teknike paraprake, ku u shkarkua ministri nga radhët e partisë politike maqedonase opozitare.

    “Nuk përjashtohet ajo mundësi për faktin se edhe në përbërjen e kaluar pati shkarkim të ministrit të VMRO-së”, tha Xhaferi.

    Kur do të zgjidhet çështja e veteranëve të UÇK-së në Maqedoni?

    A ka guxim Talat Xhaferi, që si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të zgjidhë çështjen e veteranave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

    “Nuk është çështje guximi, është çështje e procedurës dhe vendimit politik për shkak se ajo duhet të integrohet në ligj përkatës që duhet ta ketë shumicën e duhur”, është përgjigjur Xhaferi.

    Me kë do ta bëjë Qeverinë Xhaferi?

    Xhaferi, më tej shtoi se nuk është me rëndësi nominimet se, kush do të marrë postet në Ekzekutiv gjatë qeverisjes së tij. Sipas Xhaferi me rëndësi është që personat që do të nominohen të jenë persona adekuat dhe që nuk kanë probleme me ligjin.

    “Nuk ka problem me cilin do të bashkëpunoj, çështja e Kabinetit është çështje komunikimi mes liderëve e subjekteve politike dhe nuk ka të bëjë me emra të përveçëm. Për mua me rendësi është të jenë persona adekuatë që nuk kanë probleme me ligjin dhe për hir të ligjit nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë. Nominimi i kuadrove nuk është zgjedhje personale. Me rëndësi duhet t’u përmbahemi rregullave”, deklaroi Pendarovski.

    Protestat në Çashkë/Xhaferi: Është për keqardhje veprimi i Muhamet Kadriov për të penguar mësimin shqip

    Xhaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Çashkë, ku deputeti i LSDM-së, Muhamet Kadriov është bashkëngjitur në pengim.

    Ai tha se se ndjen keqardhje për këtë akt të Kadriovit dhe tha se si kryeministër do të angazhohet për marrjen e kompetencave të komunës në fushën e arsimit.

    “Për keqardhje është ajo që e lexoj sot rastësisht se deputeti i asaj zone në radhët e LSDM-së, i përkatësisë shqiptare që është zgjedhur nga ajo zonë nga ata qytetarë, është bashkëngjitur në pengim. Në Kontekst të kompetencave qeveritare, në suaza të Qeverisë është kompetencë, një pjesë komunale, pjesa tjetër është e ministrisë. S’do mend se në bazë të rregullave dhe procedurave do të bëhen të gjitha veprimet që të sigurohen të gjitha veprimet që secili nxënës ti plotësojë të drejtat me kush që të merren kompetencat e komunave përkatëse”, potencoi Xhaferi.

    Meqenëse kjo problematikë ka marë konotacion etnik dhe politik, TV21 gjatë ditës ka pyetur deputetin e LSDM-së që vjen pikërisht nga kjo zonë, Muhamet Kadriov, pse ai qëndron indiferent dhe nuk përpiqet të qetësojë situatën. Ai për këtë situatë të krijuar, fajin e hedhë mbi ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, për atë se pse ja mori kompetencat kryetarit të komunës së Çashkës.

    Sipas tij, komuna sapo kishte filluar projektin për një shkollë të re në Banjicë dhe nxënësit shqiptarë do të transferoheshin atje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoda: BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve

    Lajmi i rradhës

    Geer: me anëtarësimin në BE, qytetarët e RMV do të kenë standard më të mirë jetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë