Në Shqipëri është duke u organizuar peticion kundër vendimit për heqjen e aboneve të transportit publik në Tiranë. Nga Organizata Politike thonë se ky vendim është padrejtësi që u bëhet banorëve të qytetit, shkruan Nistori.
Vendimi për heqjen e aboneve të transportit publik në Tiranë është një padrejtësi që po u bëhet banorëve të qytetit. Për këtë arsye, aktivistët e Organizatës Politike nga dita e nesërme e në vazhdim do ndërmarrin një peticion me firma për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashkisë së Tiranës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të japin kontributin. Firmat do të mblidhen në 5 pika të qendrës:
– Te 9-katëshet (ora 11:00 – 17:00)
– Pas 15-katëshit (ora 11:00 – 17:00)
– Te kafene Piazza (ora 11:00 – 17:00)
– Te Banka Kombëtare (ora 11:00 – 17:00)
– Te Biblioteka Kombëtare (ora 18:00 – 19:00).
Organizata Politike i bën thirrje elitës politike në Shqipëri që t’i kthejë abonetë dhe të ketë transporti publik cilësor. /Nistori/