Holanda i thotë “PO” Shqipërisë | Pranon të hapen negociatat për anëtarësim

    Për herë të parë Holanda  jep dritën jeshile për Shqipërinë që të nisë bisedimet për anëtarësim. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme  të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte  fitoi mandatin e katërt  për të udhëhequr vendin, Hollanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale  proceseve integruese.

    Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur  me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.

    Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku  u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tone pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada Hollandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.

    “Qeveria holandeze bie dakord që Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje.

    Sot, shumica e  Parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare”.

    Prej shumë vitesh qeveria holandeze ruante skepticizmin lidhur me negociatat,  duke kërkuar  përparim në kushtet e vena. Kthesa e Holandës vjen në një kohë kur Shqipëria  la pas zgjedhjet  parlamentare  ndërsa rezultati  u certifikua nga  Kolegji Zgjedhor. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Pyetja e matematikës që ka ngatërruar edhe ekspertët e matematikës

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Çështjet e identitetit si gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë