Hoteleritë në Strugë dhe Ohër nuk e kanë mirëpritur rritjen e energjisë elektrike

    Hotelierët dhe gastronomët nga Struga dhe Ohri nuk e kanë mirëpritur rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike, e cila zyrtarisht duhet të ndodhë pas 1 janarit. Disa prej tyre tashmë paguajnë çmime më të larta të rrymës pasi kompanitë me të cilat kishin lidhur kontratë furnizimi, kanë dorëzuar kontrata të reja me çmime më të larta. Erhan Papraniku, menaxher hoteli në Strugë, thotë se me aneksin e kontratës që kanë lidhur me një furnizues muajin e kaluar, tani kanë fatura 20% më të larta se më parë.

    “Konsumatorëve të mëdhenj që bëjnë kontrata me kompanitë që ofrojnë energji elektrike në treg, kontratat u skadojnë gjatë vitit. Dikush mund të ketë përfunduar në janar, shkurt, mars, prill, maj. Me kalimin e kohës, ato kontrata vetëm rriten për një ose dy denarë. Për momentin janë mbi 10,11,12 denarë”.
    EVN Maqedoni thotë se të gjitha kompanitë zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur.

    “Çmimi për rajonin e Evropës Juglindore është vendosur në bursën e energjisë elektrike të Budapestit. Çmimi i rrymës në këtë bursë për 12 muajt e fundit, për produktin bazë është rritur prej 57 euro për megavat orë në 1 janar deri në 337 euro për megavat orë më 23.12.2021”, njoftojnë nga EVN.

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike jo vetëm që do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve, por mund të çojë edhe në mbylljen e objekteve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski nuk do të shfrytëzojë afatet maksimale që ka dispozicion për të formuar kabinetin e ri qeveritar

    Lajmi i rradhës

    Transporti falas, mbush autobusët në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë