Hoxha: Bilall Kasami do të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës

    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha është shprehur i bindur se kryetari i partisë së tij, Bilall Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës.

    “Gjithkund ku ka më shumë se dy kandidatë është e pamundur fitorja në rreth të parë me konstilacionet e tanishme, por nuk flas për në rreth të parë, flas se në Tetovë Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm”, tha Hoxha.

    Ai më tej shton se fitorja e tyre nuk do të jetë me ndihmën e LSDM-së, për shkak se në këtë mënyrë prishet balanci qeveritar dhe se në rreth të dytë do të kërkojnë vota të LSDM-së.

    “Votuesit e LSDM-së në vitin 2020 për bartës liste e votuan Kasamin për deputet dhe cila është arsyeja të mos e votojnë për kryetar komune”, tha Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Qyteti ku bie më shumë borë se kudo tjetër në botë

    Lajmi i rradhës

    Selami: Kemi problem me regjistruesit maqedonasë në komunat e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë