Selami: Kemi problem me regjistruesit maqedonasë në komunat e Shkupit

    Zëvendës drejtori i Entit për Statistikë Shtetërore Ilmi Selami, thekson se nuk kemi problem me regjistruesit shqipëtarë, problem është në komunat e Shkupit me regjsitruesit maqedonas.

    “Regjistrues shqiptarë aty ku janë paraparë në bazë të regjistrimeve nga viti 2002 janë marrë edhe përqindjet, ne nuk kemi problem me regjistruest shqiptarë, por ka problem me numrin e regjistruesve zakonisht në rajonet ku jetojnë turq, rom dhe kombësi tjera dhe kryesisht ka problem me regjistrues maqedonasë.

    Ka mungesë të madhe në komunat e Shkupit të regjistruesve maqedonas, në komunën e Çairit kemi 30 maqedonas për regjistrim dhe kjo e bënë të ngadalësojë procesi i regjistrimit sidomos në Çair, kemi edhe në Strumicë numër të vogël të regjistruesve. Mirëpo, ato janë gjëra të cilat drejtoria është duke i zgjidhur në ecuri e sipër. Kishim një mungesë të regjistruesve shqiptarë në Kërçovë dhe në Strugë ku e kemi tejkaluar, pasi dje dhe pardje janë mbajtur trajnime të tyre dhe sot janë inkuadruar bashkë me të tjerët në teren”, tha Selmani mbrëmë.

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Bilall Kasami do të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski – Guterres: Marrëveshja e Prespës, shembull sesi çështjet më të ndjeshme mund të zgjidhen në rast se ekziston vullnet politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë