Hoxha dhe Ademi me akuza për njëri-tjetrin për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në

    Arbër Ademi nga radhët e BDI-së dhe Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, mbrëmë në “Rruga drejt…” në Alsat M, akuzuan njëri-tjetrin në lidhje me koalicionet që partitë e tyre kanë me VMRO-në. Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, e pyeti zv.kryetarin e Besës se, a është Lëvizja Besa në koalicion me VMRO-në në Tetovë, ndërsa Hoxha u përgjigj duke i thënë se ashtu si BDI që është në koalicion me VMRO-në në Veles, përcjell Nistori.

    Arbër Ademi përmendi mes tjerash se Lëvizja Besa ia ka dhënë gjysmën e Tetovës VMRO-së.

    Nga ana tjetër, Ademi tha se qasja e VMRO-së është të krijojë polarizime dhe përçarje.

    “Prandaj ne mendojmë dhe kemi dilema se kjo iniciativë është dorëzuar me qëllim pa një bazë të qëndrueshme juridike, që të hudhet poshtë nga kryeparlamentari Xhaferi dhe si pasojë opozita të krijojë polarizim në shoqëri, turbulence, tensione e përçarje”, u shpreh Arbër Ademi, i pyetur në lidhje me refuzimin e iniciativës për referendum nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi.

    Në lidhje me nismën e referendumit të VMRO-DPMNE-së, vendimin e kryeparlamentarit Xhaferi për refuzimin e iniciativës për referendum, Dimoski e konsideron antikushtetues.

    “Ka dy aspekte në vendimin e Xhaferit. E para është aspekti juridik, është krejtësisht përtej mundësive që jep Statuti dhe Ligji për Referendum dhe nga aspekti procedural, që do të thotë nëse kanë dokumentet e nevojshme, atëherë ua referojnë komisioneve dhe ata do të vendosin, përkatësisht Kuvendi vendos sipas propozimit të komisioneve. Nga aspekti material arsyetimi i dhënë nga z. Xhaferi nuk qëndron, sepse iniciativa kishte të bënte me vendimin tashmë të miratuar të Kuvendit”, tha Ilija Dimovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “HEKURUDHAT-TRANSPORTI” | Borxh prej 1.3 milionë eurove ndaj kompanive energjetike

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Me Arsovskën kemi trokitur bashkë në dyert e shkupjanëve, ndërsa sot më sulmon!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë