Mickoski: Me Arsovskën kemi trokitur bashkë në dyert e shkupjanëve, ndërsa sot më sulmon!

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Click Plus” në TV21 tha se bashkë me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska kanë trokitur në dyert e shkupjanëve për të kërkuar votën, ndërsa sot ajo e sulmon.

    Lidhur me retorikën e ashpër ndaj tij nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, Mickoski theksoi se ai personalisht nuk është i zemëruar me të.

    Ai tha se kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën, për herë të fundit e ka takuar në muajin maj.

    “Kemi pasur koordinim të shpeshtë me disa nga banorët e qytetit për të diskutuar për projektet e ardhshme dhe me atë rast jemi takuar”, tha Mickoski.

    Mickoski tha se ka ardhur koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të kalojë në opozitë. Ai tha se kjo është e shëndetshme edhe për vetë BDI-në si parti.

    “Nëse më pyesni mua për politikat e BDI-së, mendoj se janë pjekur kushtet dhe është koha që BDI të shkojë në opozitë. Mendoj se është e shëndetshme për një parti politike të kalojë një cikël në opozitë, në rikonstruktim të brendshëm, ndoshta edhe ribrendim”, tha Mickoski.

    Mickoski: Jam i bindur se me opozitën shqiptare do të marrim mjaftueshëm deputetë, për qeveri stabile

    Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së duhet t’i jepet shansë opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Unë kam treguar se cila është preferenca ime, vlerësoj se edhe e njerëzve që janë pjesë e kushtimisht thënë, opozitës shqiptare në Maqedoni, do të kenë mundësi dhe hapësirë të lëvizin, të shohim se çfarë dienish dhe kapacitetesh kanë”, shtoi Mickoski.

    Përveç zhvillimeve të fundit me Qytetin e Shkupit dhe me Danella Arsovskën, Mickoski foli edhe për tema të tjera politike, në radhë të parë për refuzimin e iniciativës për referendumin kundë Marrëveshjes me Bullgarinë.

    “Talat Xhaferi dhe qeveria kanë frikë nga një referendum. Jam i bindur se mbi 900 mijë qytetarë do të votojnë kundër Marrëveshjes me Bullgarinë. Dhe ky është rezultati i sondazheve të kryera më parë që testuan opinionin publik. Mirëpo, Xhaferi e vendosi veten mbi të gjithë gjyqtarët, mbi shtetin dhe mori një vendim të tillë”, tha Mickoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha dhe Ademi me akuza për njëri-tjetrin për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në

    Lajmi i rradhës

    RMV me ambasador të ri në Bruksel, Paris dhe Podgoricë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë