Mariçiq: Do të bllokohemi nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

    Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq porosit se vetë do të bllokohemi nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Tani, thekson ai, nuk është vendim i Bullgarisë se nëse do t’i hapim kapitujt nga negociatat me BE-në, por është i yni.

    “Opinioni ishte i lodhur nga kontesti me Greqinë i cili zgjaste 10 vite. Ne vendosëm të mos presim 10 vite që të zgjidhim ndonjë problem. Besoni, shumë komode do të ishte për Qeverinë në vend që të pranojë kushte të vështira, të thotë asgjë nuk pranojmë, do ta vendosim Goce Dellçevin në vendin e Aleksandrit në shesh dhe 10 vite do të mbizotërojmë në këtë temë”, tha Mariçiq në intervistë për “Makfax“.

    Vetoja, thekson ai, në vend që në duart e Parisit, Athinës ose Sofjes, tani është tek ne dhe varemi nga vetja.

    “Kushtet janë të vështira dhe nuk është e drejtës, mos mendoni se neve, të cilët kemi qenë ulr në atë tryezë dhe jemi dakorduar e kemi pasur lehtë dhe thjeshtë. Ishte shumë vështirë, sepse kemi kuptuar se kushtet janë me të vërtetë të vështira. Por, kjo ishte mundësia e vetme. Ne në të kaluarën kemi lëshuar shumë mundësi”, porositi Mariçiq.

    Sipas tij, të vështira janë kushtet për fillim të negociatave dhe nuk është e drejtë, por, siç thotë ai, edhe Shqipëria gjithashtu ka kushte të vështira. Ata duhej të shpërndanin të gjithë sistemin gjyqësor dhe të emëronin të gjithë gjyqtarët nga e para në afat prej tre ose katër vitesh, tha zëvendëskryeministri duke shpjeguar se shteti ka pasur kahje të drejtëpërdrejtë nga BE-ja që të mos bëjë rizgjedhje në gjyqësi pa aprovim nga BE-ja, për shkak se për këtë nuk do të merrnim mbështetje.

    Procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti dhe të mbarojë në nëntor, kur është e parashikuar që të mbarojë skriningu i BE-së.

    Kujtojmë se, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi më 13 janar se nuk ka plane për momentin, por nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri të liderëve për ndryshimet kushtetuese dhe çështjet më të rëndësishme.

    I pyetur se si do ta bindë opozitën që të kryejë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, Kovaçevski tha se, për 10 muaj mund të bëhen shumë gjëra dhe të gjithë duhet të jenë përgjegjës ndaj shtetit dhe qytetarëve.

    Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut në krizë institucionale!

    Lajmi i rradhës

    Hoxha i Lëvizjes Besa: Jemi të hapur për bashkëpunim me Alternativën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë