Hoxha: Nuk do të koalicionojmë në zgjedhjet lokale me LSDM dhe BDI

    Sekretari i Përgjithshëm i Lëizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se partia e tij nuk do të përfshihet në koalicionin mes BDI dhe LSDM në zgjedhjet lokale për shkak se po përgatiten të shkojmë të vetëm në zgjedhje.

    Ai shtoi se si parti vlerësojnë se prania në Qeveria ka bërë dallim dhe ky dallim pasqyrohet në vota dhe si parti politike dëshirojnë të shohin se si do të vlerësohet pjesëmarrja 10 muajshe në ekzekutiv.

    Hoxha nuk dëshironte të komentojë takimin mes Zaevit dhe Ahmetit për shkak se, siç tha ai, ende nuk ka detaje për marrëveshjen.

    “Do ta lëmi të publikohen detaje nga marrëveshja për shkak se deklarata është e përgjithshme. Le të presim të shohim se në çka bazohet ky koalicion”, tha Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Kritikat ndaj ligjit për shitjen e tokës bujqësore janë politike

    Lajmi i rradhës

    UNESCO u dha edhe dy vite ultimatum Maqedonisë dhe Shqipërisë për Liqenin e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë