Hoxha: VMRO kërkon partnerë të dëgjueshëm, që të minimizojnë potencën politike shqiptare

    Duke treguar shembuj nga politika e VMRO-DPMNE-së në pushtet lokal, kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 tha se VMRO-DPMNE kërkon partner të dëgjueshëm në bllokun politik shqiptar, përcjell Nistori.

    “VMRO kërkon partnerë të dëgjueshëm dhe partnerë që nuk do të kërkojë shumë po të mundet që ta minimizojë potencën politike të shqiptarëve. Kjo është realiteti. A e kam gabim apo jo, do të vërtetohet në periudhën ardhshme”, tha mes tjerash Hoxha.

    Hoxha: Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryqin e fundit ku duhet betonuar orientimi strategjik

    Hoxha thotë se nuk e ka parë si efikase bashkimin e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike.

    “Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryqin e fundit për ta betonuar atë që quhet orientim strategjik i vendit dhe normalisht aty duhet të rreshtohen të gjitha ata që mendojnë për ta debllokuar këtë proces dhe për të ecur para”, tha mes tjerash Hoxha.

    Hoxha: Krijimi i partisë ka ardhur si pasojë e rigrupimeve të partive politike në vend

    Duke folur për themelimin e partisë së tij, Hoxha tha se fillimisht nuk ka qenë në plan të formonin një parti të tillë, por rrethanat e fundit politike i kanë detyruar në një farë mënyre ta bëjnë një gjë të tillë.

    “Nuk ka pasur ndonjë plan afatgjatë, rrethanat të cilat kanë ndodhur me rigrupimet dhe format e lëvizjeve politike që kanë ndodhur gjatë periudhës ka qenë një bashke vlerësim i udhëtarëve të mi, të cilët vendosëm që të formojmë shtëpinë tonë dhe e gjitha kjo ka qenë për të treguar atë vazhdimësi që e kemi pasur në aspekt të bindjeve tona.“- tha Hoxha.

    Hoxha: Mickoski po kërkon te shqiptarët një partner të dëgjueshëm, pa peshë politike

    Hoxha tha se Mickoski kur të vijë në pushtet po kërkon nga pala shqiptare një partner të dëgjueshëm dhe që nuk do të kërkojë shumë nga ai, por t’i lërë rrugën e hapur.

    “VMRO-ja kërkon partner të dëgjueshëm dhe partner që nuk do të kërkojë shumë, por do të mundohet që ta minimizojë potencën e partive politike shqiptare. Kjo do të vërtetohet në periudhat e ardhshme kur do të mbahen edhe zgjedhjet. Mirëpo ku shohim VMRO-në në pushtet në komunat ku qeverisin ata, ku nuk iu mundësojnë asgjë shqiptarëve.”- tha Hoxha.

    Hoxha: Fronti opozitar nuk është alternativë për shqiptarët, kërkojnë vetëm pushtetin

    Hoxha akuzoi frontin opozitar shqiptar (AAA-LB-LD) se të gjithë luftën që po e zhvillojnë në opozitë, po e bëjnë për pushtet dhe, sipas tij, ai nuk sheh asnjë alternativë te kjo forcë e partive shqiptare në opozitë.

    “Për dallim prej përçarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën, kjo ndarje e rrugëve, ka qenë e një forme tjetër, pasi ka ardhur si mosbindshmëri  brenda udhëheqjes së partisë. Në 8 muajt e fundit zhvilloheshe një debat politik në dy drejtime të kundërta në kuadër të Lëvizjes Besa. Dhe në momentin kur e sheh se arrin në një pikë të debatit ku nuk ka më rrugëdalje, është çështje e bindje. Fronti opozitar nuk është një alternativë e mirë për shqiptarët, aq më tepër sepse nuk bazohet në një ide programore të ndryshimit. Është një grumbullim i personave për pushtet.”- tha Hoxha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë kërkesa për banesa sociale në Dibër

    Lajmi i rradhës

    Gjysma e kompanive në RMV nuk kanë faqe interneti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë