Shumë kërkesa për banesa sociale në Dibër

    Në Dibër së shpejti do të ndahen banesat sociale të cilat u dedikohen familjeve të pastrehë. Është hera e dytë që Dibra do të ndajë banesa sociale meqë deri tani është ndërtuar vetëm një banesë kolektive para dy dekadash. Interesimi është shumë i madh për të marr banesë sociale sepse numri i familjeve të pastrehë dhe familjeve me probleme ekstreme sociale në komunë është shumë i madh. Prandaj tani në prag të ndarjes të banesave, merret vesh se shumë familje të kësaj kategorie kanë bërë kërkesa për të marr banesë sociale. Pa marr parasysh a do të ketë mundësi për të gjithë të interesuarit që të marrin banesa, pritet që me ndarjen e banesave sadopak të tejkalohet problemi për të siguruar kulm mbi kokë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, ndërtesa kolektive që është në fazën finale të ndërtimit, ka 47 banesa sociale. Gjatë një vizite dhe inspektimit të punimeve që i bëri para disa kohëve zëvendësministri Bekim Rexhepi, ka potencuar se në këto banesa sociale ka edhe një kategorizim special edhe për familjet të cilët kanë persona me aftësi të kufizuara dhe të cilët përdorin edhe karroca. Ai ka potencuar se kati i parë do t’ju takoj familjeve të kësaj kategorive.

    Kjo ka një domethënie shumë të madhe sipas shoqatave të personave me aftësi të kufizuara në Dibër meqë ka raste në banesën e parë kolektive sociale, ky kriter nuk është respektuar. Ka raste që gjatë ndarjes të banesave sociale familje të cilët kanë fëmijë me karroca t’ju ndahen banesa në katin e tretë dhe të katërt. Poashtu sipas shoqatave në banesën e parë edhe pse banesat ishin për raste sociale, këtu siguruan banesa edhe udhëheqës të disa institucioneve.

    Nga komuna e Dibrës ka potencuar se ndërtimi i kësaj banese pritet të zbus problemin e familjeve të pa strehë. Mes tjerash thonë se janë të mendimit që banesat të ndahen në mënyrë korrekte dhe jo siç u ndanë në ndërtesën sociale para disa viteve.

    Po të njëjtin mendim kanë edhe shoqatat qytetare të cilët potencojnë se gjatë ndarjes të banesave në ndërtesën sociale para dy dekadave u bën mallverzime të shumta. Biseduam këto ditë edhe me disa kryefamiljar të cilët kanë konkurruar për banesa kolektive. N.T. dhe B.R. janë kryefamiljar të familjeve që kanë probleme me strehimin. Me të dy personat dibran u informuam se ka kompletuar dokumentet dhe konkurrojnë për të marr banesa. Por siç thonë ata, tani frikësohen që mos bëhet ndarja e banesave ashtu siç ndodhi para 20 viteve. Të dy bashkëqytetarët tonë thonë se jetojnë nëpër shtëpi me qira dhe plotësojnë kushtet që kërkohen nga ana e Ministrisë. Tek bashkëbiseduesi i jonë N.T poashtu na u tha se kanë fëmijë me paraplegjik i cili për të lëvizur përdor karrocën.

    Ai apelon tek pushteti qendror dhe pushteti lokal në ndërtesën e re, banesat sociale t’ju jepen atyre që u takojnë. Por, pjesa më e madhe e atyre që kanë nevojë për banesa sociale vazhdojnë të hezitojnë që edhe gjatë ndarjes së banesave sociale mos përsëritet ndarja e padrejtë që ndodhi para 20 viteve, kur deri sa ishte në pushtet VMRO-DPMNE, udhëheqësit lokal të kësaj partie morën çelësat e banesave sociale edhe pse ishin drejtor apo udhëheqës të disa njësive të Ministrive që vepronin në Dibër. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët në RMV keqpërdoren nga partitë politike

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: VMRO kërkon partnerë të dëgjueshëm, që të minimizojnë potencën politike shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë