Hoxhë Muharemi: Shqiptarët çdoherë paratë i kanë fituar me hallall, e jo me BigCommerce+

    Në “ClickPlus” është debatuar rreth mashtrimeve të BigCommerce+ dhe kush qëndron pas këtyre mashtrimeve, si dhe sa para u “avulluan” nga BigCommerce+. I ftuar ishte edhe hoxha Muharrem Ismaili, i cili ka shpjeguar sesi ka nisur interesimi i tij për platformën BigCommerce.

    Ai thotë se kureshtja e tij ka nisur kur ka parë një numër të madh të qytetarëve duke pritur radhë për të investuar në këtë platformë, pas çka ka analizuar fenomenin me ekspertë të sektorit IT dhe të financave dhe ka arritur në përfundim se një gjë e tillë është e dëmshme për qytetarët.

    Ismaili thotë se ka pasur rast kur personi që ka fituar para nga kjo platformë, i ka djegur paratë pasi është informuar se kjo skemë dëmton shumë persona tjerë. Ai thotë se shqiptarët çdoherë paratë i kanë fituar me hallall, e jo me BigCommerce+.

    Lajmi Paraprak

    Median Abazi për BigCommerce akuzon autoritetet në RMV që me vite nuk kanë rregulluar ligjërisht kriptovalutat

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit kthehen në bankat shkollore, fillon gjysmëvjetori i dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë