Median Abazi për BigCommerce akuzon autoritetet në RMV që me vite nuk kanë rregulluar ligjërisht kriptovalutat

    Belkija Reshiti, shef i Digital Forensic pranë Drejtorisë së Policisë Financiare në ClickPlus tha se autoritetet kanë janë në dijeni për mashtrimin me skemën piramidale BigCommerce+. Ai tha se po vijojnë analizat, ku dhe personalisht mendon se kjo platformë paraqet skemë mashtrimi.

    “Ne jemi duke hulumtuar rastin. Kemi bërë analiza. Analiza të IP adresave. Me atë qëllim që të analizojmë rastin, si po ndodhë, në çfarë situata”, tha mes tjerash Belkija Reshiti.

    Median Abazi nga Crypto Tresor ka akuzuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut se me vite nuk kanë rregulluar ligjërisht kriptovalutata. Ai thotë se jemi i vetmi vend në rajon që nuk po merret me këtë çështje.

    “Institucionet shtetërore që nga viti 2013, deri tash nuk kanë bërë asnjë hap për t’i rregulluar kriptovalutata në Maqedoninë e Veriut. Jemi i vetmi vend që nuk ka qëndrim sa i përket kriptovalutave. E kemi Bankën Qendrore që referon se investimi në kriptovaluta është i rrezikshëm, aq”, tha Median Abazi nga Crypto Tresor.

    Ai mes tjerash tha se dyshon që në BigCommerce+ janë investuar shumë më tepër se 80 milionë euro.  

    “30 për qind të të hollave që ka gjeneruar pala e tretë i tretë, viktima, kushtimisht ta them, ka qenë income pasiv i personit në fjalë që ka referuar. Këtu realisht janë gjeneruar shumë të holla. Për këtë shkak e thash, ndoshta 80 milionë ka qenë qarkullimi, mirëpo si skemë mashtrimi nuk ka qenë aq. Veç është bërë bartja e lekëve nga një xhep në tjetrin realisht”, tha Abazi.

    Abazi shpjegon sistemin e skemës BigCommerce duke thënë se qytetarët kanë mashtruar njëri-tjetrin, duke u angazhuar për të futur sa më shumë njerëz me qëllim që të përfitojnë personalisht.

    “Nëse është bërë dëm, është bërë dëm ndaj individit, jo ndaj komunitetit. Sepse këtu realisht i kanë bërë dëm njëri-tjetrit, nga lakmia. Nëse unë tash ka potencial për t’i fituar 30 për qind, unë do të bëj çmos në shpërndarjen e kësaj platforme”, deklaroi Abazi. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: BDI-ja drejt fundit të saj politik, Ahmetit po i shkëputët edhe krahu i luftës

    Lajmi i rradhës

    Hoxhë Muharemi: Shqiptarët çdoherë paratë i kanë fituar me hallall, e jo me BigCommerce+

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë