Nga sot në kursin e Bankës Popullore të Maqedonisë do të qarkullojë edhe dinari serb

    Dinari i Serbisë nga sot është në listën e kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Sipas kursit të këmbimit për sot, 2 nëntor, kursi mesatar i dinarit serb është 0.5261 denarë të Maqedonisë.

    Më 13 tetor, Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut mori vendim për përfshirjen e dinarit serb në listën e kursit të nëntorit.

    Siç sqaruan atëherë, përfshirja e dinarit serb në listën e monedhave që mund të blihen dhe shiten në tregun valutor hap mundësi për të thjeshtuar bashkëpunimin ekonomik dhe inkurajon biznesmenët të intensifikojnë flukset tregtare dhe financiare midis dy vendeve, duke pasur parasysh se Serbia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut.

    Me vendosjen e dinarit në listën e kursit të këmbimit, vlerëson banka qendrore, mund të priten efekte të favorshme në mbështetje të aktiviteteve shërbyese, duke qenë se numri i turistëve nga Serbia që vijnë në Maqedoninë e Veriut është i konsiderueshëm.

    Lajmi Paraprak

    HOXHOLLARËT PËRBALLË PRIFTËRINJVE | Fituan 8 me 2 në një ndeshje futbolli në Zvicër (Video)

    Lajmi i rradhës

    Dy Dibrat kërkojnë platformë për zhvillimin e turizmit, mërgimtarët të interesuar për investime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë