Huamarrja nga FMN-ja të shfrytëzohet për qëllime të duhura e jo për “shuarjen e zjarreve” sociale

    Nevojiten para për zbutje të goditjeve nga kriza, si nga pandemia po edhe nga pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa mënyra më e volitshme për të siguruar para për momentin është huamarrja nga FMN-ja. Këto para do të shpenzohen për qëllime të caktuara, para se gjithash për servisimin e buxhetit. FMN-ja të martën e mbaroi skriningun, ndërsa një ditë më pas ministri i financave në “Click Plus” nuk mundej të tregonte se sa do të jetë norma interesi për këtë huamarrje.

    “Në këtë instrument ka disa nivele të normave të interesit. Së pari, varësisht, deri në 175% të kuotës, norma e interesit është 1%, mbi këtë vlerë, është 2%, nëse tejkalohet një vlerë më e lartë e kuotës, norma e interesit mund të arrijë deri  në 3%. Ne jemi në fazën fillestare, në kornizën ku norma e interesit është më e volitshme se sa të shkojmë me eurobond për çka norma e interesit do të ishte diku rreth 5,5%”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

    Ish-ministri i financave dhe profesori universitar Trajko Sllaveski thotë se këto para nuk mund t’i shpenzojmë sipas dëshirës. Do të ketë monitorim nga ana e misionit të FMN-së, gjë që sipas tij është e mirë.

    “Është mirë që do të ketë mbikëqyrje të shpenzimit të mjeteve dhe realizimit të këtij angazhimi, nëse shkojmë për periudhë dyvjeçare, unë supozoj se do të shkojmë me dy vjet, kjo do të thotë se katër herë në çdo 6 muaj  FMN-ja do të bëjë monitorim të zbatimit të angazhimit. Monitorimi i FMN-së madje mund, nuk tingëllon cinike, t’i ndihmojë ndonjëherë qeverisë, të mos bie pre tensioneve për subvencione të ndryshme, për rritjen e rrogave me përqindje të larta, për shkak se kjo do të bëhet me të holla të huazuara për të cilat tashmë kemi kontroll nga ana e FMN-së”, pohoi Trajko Sllaveski, ish-ministër i Financave.

    Çështja e huamarrjes është çështje për gjeneratat e ardhshme, të gjithë ne kemi obligim që t’u sigurojmë një bazë më të mirë për start prej asaj që ne e kemi pasur, tha nënkryetari i Odës ekonomike dhe eksperti ekonomik Zoran Jovanovski. Siç thotë ai, përqindja e huamarrjes është vendimtare, përkatësisht ajo e kthen këtë borxh. Si shembull e përmendi Japoninë e cila në përqindje ka shumë borxhe, megjithatë ka rejting më të mirë kreditor.

    “-Ne kemi tre herë më pak nga Greqia, 57,1%, rejtingu ynë kreditor është edhe më i ulët.

    -Do të thotë se përqindja nuk është vendimtare?! -Këtë dua ta them. Do të thotë, përqindja nuk është vendimtare. Është e rëndësishme se sa është kapaciteti dhe si është perceptimi i aftësisë së vendit që ta servisojë borxhin. Ka vlerësime se ne jemi më afër asaj që për ne paraqet kufi i sipërm në këtë kontekst, për momentin ne nuk kemi shumë hapësirë për manovrim“, tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës Ekonomike.

    Për momentin borxhi i përgjithshëm publik i vendit tonë është 7,1 miliardë euro, pa e llogaritur huamarrjen e re prej FMN-së. Ekspertët me apel, në kushte të krizës, paratë nga huamarrja të shfrytëzohen për qëllime të duhura e jo për mbulimin e shpenzimeve aktive dhe për “shuarjen e zjarreve” sociale.

    Lajmi Paraprak

    Panairi i librit në Shkup | Shumë libra, pak vizitorë

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka para për administratën | KSL do të vazhdoj me kërkesën për rritje të pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë