Nuk ka para për administratën | KSL do të vazhdoj me kërkesën për rritje të pagave

    Rritja e pagës minimale dhe harmonizimi i saj me pagën minimale në të gjithë sektorin publik do të jetë një nga sfidat e kryesisë së re të Konfederatës së Sindikatave të Lira, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në kongresin e mbajtur sot. U lavdërua se janë të kënaqur me atë që ka ndodhur kohëve të fundit sepse kanë aktivizuar sindikatën dhe dëshmuar se organizata sindikale nuk ka vdekur, por përkundrazi është ringjallur dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë.

    “Do të propozohet një rezolutë për respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive sepse në këtë periudhë të kaluar kemi pasur problem të madh me respektimin e ligjeve, në radhë të parë të ligjit për pagën minimale dhe ligjit të punës, rezoluta për pagë të drejtë, sistemi i pagave, kjo është ajo që themi vazhdimisht që në sektorin publik njëherë e përgjithmonë të vendosim një vulë dhe një herë e mirë të mos kemi probleme të tilla që na ndodhin në të tashmen”, tha Blagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës të Sindikatave të Lira.

    Por nga ana tjetër Ministri i Financave, Fatmir Besimi  mbrëmë në “Click Plus” tha se rritja e pagave duhet ndjekur nga produktiviteti dhe se duhet moment i duhur për rritjen e pagave.

    “Unë  kisha një kolumnë ku prezantova në lidhje me rritjen e pagave me produktivitetin, për fat të keq një pjesë e madhe në rrjetet sociale filluan të komentojnë pa e lexuar. Shpesh për shkak të transmetimit të mesazheve disa media marrin vetëm një pjesë nga ajo dhe e japin mesazhin. Aty ishte e shpjeguar se kur duhet, si duhet dhe pse duhet rritje të pagave, sepse në çdo ekonomi ka interes për rritje të pagave por ajo duhet ta ndjek produktiviteti sepse ashtu jemi më konkurrues dhe më kualitativ”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

    Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski  theksoi se Qeveria nuk ka bërë llogaritjen e duhur me rritjen e pagës minimale e se rritjen e pagave e shef si sfidë të politikës fiskale monetare.

    “Qeveria nuk llogariti mirë kur rriti pagën minimale në 18 mijë denarë, të mos keqkuptohemi çdo rritje e pagës e cila mbron standardin e më të prekurve është e mirë, por ne shohim se nuk mundet t’i përmbush kërkesat për harmonizimin e pagave sipas marrëveshjes kolektive e punonjësve i të cilëve është punëdhënës. Kërkesat janë për rritje të pagave, përkundrejt tensioneve sociale, shoqërore e politike siç thash është sfidë për politikat fiskale monetare”, tha Trajko Sllaveski, ish-ministër i financave.

    KSL nën ndikimin e presioneve filloi protestën duke vazhduar dhe kërkuar rritjen e pagave në të gjithë sektorin e që deri më tani pa asnjë rezultat.

    Lajmi Paraprak

    Huamarrja nga FMN-ja të shfrytëzohet për qëllime të duhura e jo për “shuarjen e zjarreve” sociale

    Lajmi i rradhës

    Kasami kërkon nga Prokuroria që të hetojë rastin e Teuta Arifit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë