Hulumtim: Familjet e pasura nuk kujdesen për energjinë elektrike

    Amvisëritë që kanë buxhet mujor mbi 40 mijë denarë, janë ndotës më të mëdhenj të mjedisit se ato që jetojnë me të ardhura më të ulëta.

    Hulumtimi i Platformës, tregon se familjet më të pasura nuk kujdesen shumë për energjinë elektrike të konsumuar në shtëpi dhe kjo rezulton në sasi më të madhe të substancave toksike në ajër, se sa ata qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë as dru për ngrohje.

    Arsyeja për këto të dhëna është se pjesa më e madhe e energjisë elektrike në vend prodhohet nga lëndët djegëse fosile. Anketa përfshin amvisëritë që kanë buxhet mujor deri në 25 mijë denarë, nga 25 deri në 40 dhe mbi 40 mijë denarë.

    “Te ata deri në 25 mijë, nuk është një grup njerëzish dhe në të ka një grup që nuk ka qasje në asnjë burim energjie dhe janë ata të njohurit te të cilët ne e drejtojmë gishtin, ata ndotin më së shumti, djegin gomat dhe shishet. Pastaj janë ata që kanë shumë borxhe dhe nuk kanë mundësi të përdorin vazhdimisht energji, ngrohen siç munden. Në kategorinë e tretë, mbi 40 mijë denarë, kemi qytetarë që kanë, munden dhe shpenzojnë. Edhe para edhe energji, edhe ata janë ndotësit më të mëdhenj, për faktin se e bëjnë me zgjedhje, jo nga pamundësia, edhe te ata duhet të ndikohet në ndërgjegjësimin për të përmirësuar shprehitë e tyre”, tha Biljana Dukovska Platforma Kundër Varfërisë.

    Ideja e këtij hulumtimi, sipas aktivistëve, nuk është që të jepet një rekomandim se çfarë materialesh duhet të përdoren, por të shihet se si qytetarët i menaxhojnë shprehitë e tyre lidhur me ngrohjen dhe ftohjen në shtëpi, të lidhura me mjedisin.

    Apeli nga organizata joqeveritare drejtuar autoriteteve, është që në të ardhmen masat për varfërinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit të mos mbulojnë vetëm familjet me të ardhura të ulëta, por të ketë fushata edhe për ato më të pasurit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hill: ShBA-të duan sqarim çfarë ka nënshkruar Serbia me Rusinë

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e shkollave të mesme, me nevoja të veçanta, në pritje të Ligjit për të marrë asistentë arsimorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë