HUTA kërkoi sqarime për donacionin prej 800 mijë euro në Tetovë

    Organizata nga  Tetova “HUTA” ka kërkuar më shumë transparencë në rinovimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, duke kërkuar edhe përfshirjen e historisë shqiptare në këtë objekt që gjendet në Tetovë, përcjell Nistori.

    “Ne i bëjmë thirrje Komunës së Tetovës dhe donatorëve privatë: 1. Të ndërmerren hapa konkretë për të përfshirë historinë shqiptare të këtyre godinave; 2. Të pastrohet komunikimi publik nga elementë që mund të interpretohen si përkrahje e ndarjes identitare në institucion dhe 3. Transparencë në përmbajtjen e marrëveshjes, kushtet që mund të përfshijë, si dhe ndikimin e mundshëm të saj në komunitet”, deklaruan nga HUTA.

    Ata shprehet të shqetësuar në lidhje me mënyrën se si është prezantuar donacioni prej 800 mijë nga kompania serbe “Unipromet”, me pronar nga Serbia, Ratko Popoviq.

    “Ne duam të potencojmë institucionet qendrore dhe lokale që ky objekt nuk i ka shërbyer vetëm popullit Maqedonas por edhe ati Shqiptarë, pasi që në këtë shkollë gjatë gjithë kohërave kanë mësuar edhe nxënës shqiptarë”, deklaruan nga HUTA, duke shtuar se gjatë periudhës 1941-1945 në këtë objekt ka qenë e vendosur shkolla fillore e parë shqiptare Tajar Tetova”.

    Ndryshe,  kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga  kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dje kanë prezantuar donacionin prej 800 mijë euro në shkollën “Kiril Pejçinoviq”.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë nuk duhet të thoni kurrë para fëmijës suaj?

    Lajmi i rradhës

    RMV në mesin e vendeve me kushtet më të këqija për punë në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë