I mashtroi njerëzit se do t’i ndihmojë ta nxjerrin patentën e shoferit – banori i Brodecit u merr para tetovarëve për asgjë

    Tetovë/Fotografia: Nistori

    Prokuroria themelore publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër 52-vjeçarit nga Brodeci, i dyshuar se ka kryer katër vepra të ndryshme – Mashtrim nga neni 247 i Kodit Penal, përcjell Nistori.

    Më 23 shtator ka mashtruar një banor të fshatit Palçishtë, duke i premtuar se do ta ndihmojë për të marrë patentë shoferin dhe për shërbimin ka kërkuar dhe ka marrë dëmshpërblim prej 1450 euro.

    Në korrik të këtij viti, në mënyrë të ngjashme ishte mashtruar një banor i Tetovës, i cili i ka paguar të dyshuarit një shumë prej 1200 euro për ndihmë në marrjen e patentë shoferit. Pas marrjes së parave, i dyshuari nuk i është përgjigjur telefonatave të tij.

    Në gusht, i dyshuari i është prezantuar një banori të fshatit Shipkovicë si kryetar i EVN-Tetovë dhe i ka premtuar se për dy javë do t’i vendosë një lidhje të re elektrike në shtëpinë e tij. Ai ka marrë në dorë 2800 euro për shërbimin e viktimës dhe i ka kërkuar dokumente për shtëpinë, por menjëherë pas kësaj ka ndërprerë komunikimin me të.

    Me qëllim të përfundimit të procedurës testuese për një banor të fshatit Bogovinë, më 26 shtator, i dyshuari ka kërkuar dhe ka pranuar nga i dëmtuari 1300 euro, por nuk ia ka kryer shërbimin.

    “Pas urdhërit të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë të dyshuarit i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edukimi i brezave të ardhshëm duhet të fillojë me edukimin e brezave të sotshëm

    Lajmi i rradhës

    Vlerat fantastike të propolisit dhe përfitimet për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë