Edukimi i brezave të ardhshëm duhet të fillojë me edukimin e brezave të sotshëm

    Tanya BelokurovaPsikologe

    Më 10 tetor të gjithë profesionistët e fushës së shëndetit mendor shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. Në ditët e sotme lirisht mund të thuhet se profesioni psiklog është më i kërkuar në botë. Çka do të thotë kjo? Se njerëzit janë më të vetëdijshëm apo tani përjetimet i kanë më të rënda? Nuk mund tani të japim një përgjigje profesionale pa e realizuar një hulumtim, të cilin do ia përcjellnim botës.

    Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit si pandemia, izolim, lufta, kriza ekonomike, dhuna dhe abuzimi në shoqëri, lirisht mund të thuhet se edhe psikologët kanë nevojë për nje trajtim. PO! Trajtim, trajnim dhe edukim të vazhdueshëm. Qëllimi kryesor i çdo profesionisti të shëndetit mendor është të ndihmojë individët, shoqërinë dhe profesionistët e fushava tjera. Pa një edukim të mirëfilltë, pa një specializim të përshtatshëm, si dhe pa trajtim profesional ai nuk mund të ndihmojë të tjerët. Pa u marrë me veten, ai (psikologu) nuk mund të ndihmojë të tjerët. Pa ngritje profesionale të vazhdueshme nuk mund të ndihmojë shoqërinë. Kjo është e qartë.

    Sot profesionistët e fushës së shëndetit mendor përjetojnë në mënyrë të vrullshme ndryshimet që ndodhin në botë, edhe profesionistët e kësaj fushe duhet të kujdesen për vetën dhe të afërmit. Ne e dijmë se nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë dhe nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë, por së paku ata që janë nën kompetencat tona, t’i realizojmë në mënyrën më të përkushtuar dhe më profesionale. Kemi një profesion human dhe social, të punojmë me njerëzit dhe për njerëzit. Sot më shumë se kurrë kemi mundësi për edukim dhe trajtim profesional. Me zhvillim të vazhdueshëm të fushës së psikologjisë, me zbulimin e metodave të reja më të avancuara dhe me organizimet profesionale, sot ofrohen këto mundësi për profesionistët e fushës së shëndetit mendor. Sot profesionistët janë akoma më afër te popullata, tek individët. Sot kemi metodat më efektive për ndërhyrje të drejtpërdrejt të problemit dhe zgjidhjes.

    Më rëndësi është që të gjithë profesionistët e shëndetit mendor të solidarizohemi dhe të bashkohemi për bashkëpunim dhe për shkëmbim të informacioneve të besueshme të cilat janë të mbështetura me studimet dhe hulumtimet shkencore, për të realizuar qëllimin fillestar të çdo profesionisti të shëndetit mendor. Ne mund të ofrojmë ndjenjën e sigurisë në çfarë do situate, për të gjet balancin me veten dhe botën. Siguria në veten dhe të tjerët mund të na sjell drejt së ardhmes së shëndoshë. Për të edukuar brezat e ardhshëm duhet të edukojmë brezat e sotshëm. Të punojmë se bashku për një të ardhme më të mirë për brezat tona që vijnë.

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Pronarët e bizneseve të vogla që nuk hoqën dorë nga Ukraina

    Lajmi i rradhës

    I mashtroi njerëzit se do t’i ndihmojë ta nxjerrin patentën e shoferit – banori i Brodecit u merr para tetovarëve për asgjë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë