“Illyrian TSX”, vetura e parë e realizuar nga një shqiptar në Itali

    Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

    Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.

    Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

    Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi. Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit.

    Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

    Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

    Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.

       7

    Lajmi Paraprak

    Neziri: ASh-ja ishte vendimtare për Talat Xhaferin si kryeministër

    Lajmi i rradhës

    “Pokemon me armë” shkaktoi kaos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë