Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

    Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Kjo me arsyetimin, sipas dokumentin që i është dhënë nga MPB në kufirin Qafë Thanë se paraqet rrezik për vendin. Kalaja ka qenë i ftuar dje (16.04.2023) të prezantojë në xhaminë “Sulltan Murat” pas namazit të ikindisë, kurse para namazit të teravisë duhej të ligjëronte në xhaminë e re të fshatit Bojanë, shkruan Nistori.

    Kalaja thotë se ka udhëtuar kudo në Europë dhe nuk është penguar asnjëherë, por politikat shoviniste të RMV ndaj shqiptarëve nuk kanë të mbaruar.

    ”Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur. Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që t’ua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të paprecedentë arrogante monstruoze. Ndoshta insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.” – shkruan Kalaja në Facebook.

    Ndaj ndalesës së Kalasë ka reaguar edhe Zekerija Bajrami, imam në xhaminë “Sulltan Murati”, duke pyetur se deri kur kështu me ne!

    “U gëzuam se iku komunizmi nga shtetet e Ballakanit dhe kinse na erdhi “demokracia”. Pastaj u gëzuam edhe më shumë për Ballkanin e hapur, por për fat të keq sa ja vlen Ballkani i hapur me zemra të mbyllura. Madje pretendojnë Europën por vetëm me fjalë. Nuk kalon një muaj që të mos jem në Europë, atje as që të pyet kush se ku po shkon, ke pasaportën lëviz i lirë. Ne themi se jetojmë në “demokraci”. Por me mentalitet jo demokratik. Sa e sa zemra të vëllezërve Shqipëtarë u thyen sot me mos lejimin e hoxhës Ahmed Kalaja për të qenë prezent në mesin tonë.”, shkruan Bajrami.

    Bajrami i lutet Zotit që t’i hapë zemrat e mbyllura të Ballkanit të hapur. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, rreth 200 mijë njerëz kërkojnë punë

    Lajmi i rradhës

    Shpërngulja në mërgim zbraz shkollat në komunën e Likovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë