India do të ndalojë gati të gjitha kriptovalutat, përfshirë Bitcoinin

    India pritet të ndalojë të gjitha, përveç disa kriptomonedhave private, pasi qeveria njoftoi të martën se po prezantonte një projekt-ligj të ri të rregullimit financiar.

    Projekt-ligji për “Kriptomonedhën dhe Rregullimin e Monedhave Zyrtare Dixhitale” do të krijojë një kornizë lehtësuese për një monedhë dixhitale zyrtare që do të lëshohet nga Banka e Rezervës së Indisë dhe do të ndalojë të gjitha kriptovalutat e tjera, si Bitcoin dhe Ethereum.

    Në fillim të këtij muaji, kryeministri Narendra Modi tha se të gjitha kombet demokratike duhet të punojnë së bashku për të siguruar që kriptomonedha “të mos përfundojë në duar të gabuara, të cilat mund të prishin rininë tonë”, raporton euronews.

    Ligji do t’i paraqitet parlamentit në seancën e ardhshme dhe do të lejojë përjashtime për të promovuar teknologjinë themelore të blockchain.

    Një qasje e tillë e verifikimit paraprak do të krijonte pengesa për mijëra monedha “peer-to-peer” që lulëzojnë duke qenë jashtë fushës së kontrollit rregullator.

    Në fillim të këtij viti, qeveria e konsideroi si krim posedimin, emetimin, minimin, tregtimin dhe transfertet e kripto-aseteve. 

    Lajmi Paraprak

    A po gënjejnë më shumë njerëzit, që nga lindja e mediave sociale dhe telefonave inteligjentë?

    Lajmi i rradhës

    Schmidt: Dodik është shkaktari kryesor i krizës në Bosnje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë