Schmidt: Dodik është shkaktari kryesor i krizës në Bosnje

    Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt, përsëriti se udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik është shkaktari kryesor i krizës aktuale në shtetin boshnjak dhe njoftoi se planet për të krijuar ushtrinë e Republikës Serbe, nuk do të lejohen të zbatohen në terren.

    “Ushtria e Republikës Serbe nuk do të formohet”, tha Schmidt në një intervistë të sotme për Zërin e Amerikës në gjuhën boshnjake.

    Schmidt ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, ku po diskuton situatën në Bosnje me zyrtarë të administratës amerikane, ndërsa më parë u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

    Politikani gjerman tha se bashkëbiseduesit, si në Uashington ashtu edhe në Bruksel, i kishin thënë se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë NATO-n, nuk do të shikonte me qetësi ndërsa Dodik vinte në dyshim mbijetesën e forcave të armatosura të BeH.

    Ndryshe, mekanizmi i quajtur “Berlin Plus” ka ekzistuar që kur NATO i dorëzoi Bashkimit Evropian misionin ushtarak SFOR në BeH dhe lejon Aleancën të ndërhyjë ushtarakisht në atë vend në rast të kërcënimit të drejtpërdrejtë të paqes.

    Lajmi Paraprak

    India do të ndalojë gati të gjitha kriptovalutat, përfshirë Bitcoinin

    Lajmi i rradhës

    Bushi: Viktimat do t’i sjellim brenda dy ose tre ditëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë