Infrastruktura hekurudhore në RMV nuk përmbush standardet e vendeve në rajon

    Hekurudha, fotografi ilustruese

    Infrastruktura aktuale hekurudhore në Maqedoni nuk ka kapacitet për të përmbushur standardet e vendeve në rajon, e aq më pak ato evropiane për nismën “Treni Evropian”. Ky projekt kërkon hekurudha të shpejta dhe të reja, dhe për ndërtimin e tyre duhet shumë kohë, thotë profesori nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Zoran Krakutovski. Një pjesë e mirë e infrastrukturës hekurudhore është rinovuar, por vonohet rinovimi i një pjese të madhe të hekurudhave dhe shinave.

     “Për momentin, ne as nuk kemi filluar projekt të tillë në vend. Ende nuk kemi ndonjë studim për hekurudhë kaq të shpejtë, përmes Maqedonisë, e cila do të lidhte Greqinë dhe Serbinë …”- deklaroi Zoran Krakutovski – Profesor i Universitar në Fakultetin e Ndërtimtarisë.

    Për këtë, thotë profesori, do të duhen të paktën pesë deri në gjashtë vjet vetëm për dokumentimin e projektit. Pastaj do të pasonin tenderat dhe zbatimi. Jetëgjatësia e elementeve që janë pjesë e infrastrukturës hekurudhore është rreth 30 vjet, dhe ajo periudhë në vendin tonë ka kaluar prej kohësh. Nevojitet rishikim urgjent i gjendjes së të gjitha urave hekurudhore. Por pavarësisht kësaj situate faktike të infrastrukturës hekurudhore, Qeveria pretendon se synojnë të investojnë qindra miliona euro në këtë trafik.

    “Republika e Maqedonisë së Veriut krijon rrjet të ri transporti që ofron rrugë të reja alternative për komunikimin e parë dhe transport të shpejtë në tregjet veri-jug dhe lindje-perëndim. Krijojmë sistem të ri hekurudhor që e harmonizojmë dhe integrojmë me rrjetet evropiane të transportit”- pohoi Bllagoj Boçvarski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

    Projekti “Treni evropian” u paralajmërua nga autoritetet evropiane si simbol për lidhje më efikase të vendeve në të gjithë kontinentin. Por, sipas ekspertëve, jo vetëm vendi, një bashkëpunim i tillë global do të jetë i vështirë të arrihet pa miliarda euro dhe shumë kohë.

    Investimet e fundit më serioze në Hekurudhën e vendit tonë u bënë para disa viteve kur shteti bleu trena të ri dhe rehabilitoi një pjesë të hekurudhës. Por, premtimi me dekada për lidhje me Bullgarinë është larg realizimit. Ngec edhe ndërtimi i hekurudhës së re nga Manastiri për në Greqi, ndërsa ende nuk ka filluar ndërtimi i hekurudhës së premtuar drejtë Shqipërisë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të premten pritet të mbyllet spitali modular në Gostivar

    Lajmi i rradhës

    Angela Merkel, një zonjë e madhe në nivelin e kombit që përfaqëson

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë