“Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Mickoskit në Pallatin e Bardhë”

    Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Hristijan Mickoskit në Pallatin e Bardhë, është një proces retrograd që synon ta kthejë vendin prapa dhe të pengojë integrimin në BE. Të ashtuquajturat bllokada aktive dhe pasive të VMRO-DPMNE-së janë për shkak të sjelljes qyqare dhe frikacake të Mickoskit, akuzojnë nga LSDM.

    “Në një sjellje të tillë Mickoski është i vetëm dhe i izoluar dhe për këtë dëshmojnë deklaratat publike të anëtarëve të shquar të VMRO-DPMNE-së që nuk pajtohen me veprime të tilla të Mickoskit.

    Në momente vendimtare dhe serioze, Mickoski me një iniciativë që paraprakisht është e dënuar të dështojë, dëshiron të pengojë funksionimin normal të shtetit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë.

    Qytetarët nuk do ta lejojnë Mickoskin për tekat personale ta kthejë vendin në kohën e izolimit dhe ndarjeve.

    Politikat e tij destruktive do të mposhten sërish fuqishëm”, shtojnë nga atje.

    Lajmi Paraprak

    “Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e RSH”!

    Lajmi i rradhës

    Kovaçki: Ahmeti, kryeministri në hije u paraqit me disa vija të kuqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë