Kovaçki: Ahmeti, kryeministri në hije u paraqit me disa vija të kuqe

    Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE i ka reaguar deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me nismën për referendum.

    Kovaçki kritikoi vijat e kuqe të BDI-së, për të cilat kreu i BDI-së tha se janë Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, prej të cilave sipas Ahmetit nuk ka kthim mbrapa.

    “Ja dhe Ahmeti, kryeministri në hije, u paraqit me disa vija të kuqe. Epo, nëse dikush ka pasur dyshime se si të veprojë në lidhje me referendumin, pavarësisht nëse është maqedonas apo shqiptar, pavarësisht nëse është politikisht i vendosur apo i pavendosur, pas kësaj deklarate të Ali Ahmetit, me siguri e di se çfarë duhet të bëjë. Është e qartë për të gjithë ne që ana e vërtet është e kundërta e tij!”, shkroi Kovaçki.

    Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar tashmë në Kuvend nismën për referendum, me të cilën synohet shfuqizimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

    Lajmi Paraprak

    “Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Mickoskit në Pallatin e Bardhë”

    Lajmi i rradhës

    Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja ndaj Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë