Instituti Arbën Xhaferi: Francezët dhe gjermanët kundër zgjerimit të BE-së (Tabelë)

    Me fillimin e presidencës spanjolle të BE-së, zgjerimi i BE-së pritet të marrë një dinamikë të re, me zhvillime konkrete për sa i përket Ballkanit Perëndimor. Programi i presidencës spanjolle është mjaft ambicioz rreth politikës së zgjerimit dhe qeveria spanjolle ka për synim të ofrojë afate kohore konkrete për vendet kandidate, gjë që do ishte një risi në politikën evropiane të zgjerimit, pëercjell Nistori.


    Por si qëndron disponimi i qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së rreth zgjerimit të mëtejmë të BE-së sipas Eurobarometrit?

    • Në nivel të BE-së në tërësi, 52% e qytetarëve janë pro zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa 38% janë kundër.
    • Në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së, opinioni publik është i favorshëm ndaj zgjerimit të BE-së: në 20 nga 27 vende anëtare, shumica e qytetarëve janë pro zgjerimit.
    • 5 vendet me disponimin më pozitiv ndaj zgjerimit janë Lituania (73% pro), Polonia (73%), Estonia (71%), Spanja (71%), Letonia (71%) dhe Malta (71%). Pra ndër vendet e vjetra anëtare, Spanja është vendi më i favorshëm ndaj zgjerimit të BE-së.
    • Vendet ku disponimi ndaj zgjerimit është negativ janë Franca (vetëm 33% pro), Austria (37%), Gjermania (40%), Finlanda (45%), Sllovakia (47%); Luksemburgu (47%) dhe Belgjika (49%).
    • Në vetëm tre vende anëtarë, shumica e opinionit publik është kundër zgjerimit të BE-së: Franda (54% kundër), Austria (54%) dhe Gjermania (52%). Këto tre vende përbëjne 35,82% të popullsisë së BE-së dhe 44,01% të GDP-së.
    Lajmi Paraprak

    (Dez)informata – për një klikim më shumë

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit e Higjienës komunale protestojnë për largimet e kolegëve nga puna dhe degradimet që ua bën ndërmarrja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë